Per Mertesacker ka dhënë një vlerësim të ashpër për rënien moderne të Itali, duke thënë për transmetuesin gjerman “ZDF” se katër herë kampionët e botës nuk e meritojnë më të jenë pjesë e diskutimeve në një turne ku sërish nuk kanë arritur të kualifikohen.
Ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Gjermanisë ishte i ftuar së bashku me ish-lojtarin gjerman Christoph Kramer, ku u diskutua mungesa e Italisë në Botërorin 2026 – hera e tretë radhazi që “Azzurrët” nuk kualifikohen.
“Gjatë këtyre javëve nuk kemi folur fare për sa keq është që Italia nuk është këtu,” u tha prezantuesja, sipas “CalcioMercato.com”.
Kramer u përgjigj: “Jo!”.
Mertesacker shkoi edhe më tej: “Absolutisht jo! Ata nuk e meritojnë të diskutohen”.
Më pas diskutimi u zhvendos te rënia e nivelit të kombëtares italiane krahasuar me të kaluarën e saj.
“Sa shumë ka ndryshuar ajo skuadër!” tha Mertesacker.
