Një tjetër rast lëndimi ka alarmuar futbollin italian, teksa Medon Berisha ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë duelit që Lecce po zhvillon ndaj Pisas.
Sipas “Tuttomercatoweb”, mesfushori 22-vjeçar pësoi një lëndim muskulor dhe menjëherë kërkoi të largohej nga fusha, ndërsa stafi mjekësor e nxori me barelë.
Berisha është parë me lot në sy, moment që ka emocionuar të gjithë të pranishmit, të cilët e kanë duartrokitur gjatë daljes së tij nga loja.
