Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Luan Krasniqi inkurajon Nelson Hysën para super-duelit me Kabayel: Beso te vetja dhe jep gjithçka në ring

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2026 në 21:29
Luan Krasniqi inkurajon Nelson Hysën para super-duelit me Kabayel: Beso te vetja dhe jep gjithçka në ring

Legjenda shqiptare e ringut i ka përcjellë një mesazh mbështetjeje boksierit shkodran, i cili më 28 nëntor do të sfidojë Agit Kabayel për titullin kampion bote në peshën e rëndë në versionin WBC

Një mesazh i veçantë për Nelson Hysën vjen nga një prej emrave më të njohur të historisë së boksit shqiptar, Luan Krasniqi. Ish-boksieri shqiptar, i cili provoi vetë emocionet dhe vështirësitë e një dueli për titullin kampion bote në peshën e rëndë, i ka përcjellë Hysës një mesazh inkurajues përpara sfidës më të rëndësishme të karrierës së tij.

Krasniqi i kërkon boksierit shkodran ta shfrytëzojë në maksimum këtë moment të veçantë, duke i kujtuar se mundësia për t’u shpallur kampion bote është një arritje jashtëzakonisht e madhe, që kërkon sakrifica, punë të palodhur dhe përkushtim maksimal.

“Beso te vetja dhe jep gjithçka në ring”, është një prej mesazheve më domethënëse të Krasniqit, i cili i uron Hysës fat, forcë dhe sukses në këtë sfidë historike.

Por këshilla e tij merr një kuptim edhe më të veçantë po të kujtojmë rrugëtimin e vetë Krasniqit. I lindur në Junik të Kosovës, ai fitoi medaljen e bronztë olimpike në Atlanta 1996, si dhe medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të vitit 1995. Në boksin profesionist u shpall disa herë kampion Europe, ndërsa në vitin 2005 pati mundësinë të luftonte për titullin botëror WBO në peshën e rëndë, por u mposht nga amerikani Lamon Brewster në raundin e nëntë.

Tashmë, një tjetër shqiptar është pranë një momenti që mund të shkruajë historinë. Nelson Hysa do të përballet më 28 nëntor në Dyseldorf të Gjermanisë me kampionin e botës Agit Kabayel, në një duel për titullin WBC në peshën e rëndë.

Shkodrani mbërrin në këtë sfidë me një bilanc të jashtëzakonshëm prej 25 fitoresh në po aq ndeshje profesioniste, 23 prej të cilave me nokaut. Fitorja e fundit ishte ajo ndaj norvegjezit Thomas Narmo në gusht, kur Hysa e mbylli duelin në raundin e dytë.

Përballë tij do të jetë një kundërshtar i pamposhtur, me 27 fitore në 27 ndeshje dhe 19 nokaut. Kabayel është kampioni në fuqi i botës në versionin WBC dhe do të mbrojë për herë të parë titullin.

Për Hysën është shansi më i madh i karrierës, ndërsa për boksin shqiptar një mundësi e artë për të parë një përfaqësues të tij në majën e kategorisë më prestigjioze të këtij sporti.

Fjalët e Luan Krasniqit janë një tjetër mbështetje përpara një nate që mund të jetë historike për Nelson Hysën dhe Shqipërinë./TCh

krasniqiluannelson

Më shumë nga Sport

  • 22:56Mbrëmje e çmendur në Champions League, këto janë rezultatet
  • 22:54Lille përmbys Bayern Munichun, bavarezët pësojnë humbje në Ligën e Kampionëve
  • 22:52"Nuk mund të pësojmë gola të tillë në këtë nivel" - Flick flet pas fitores ndaj Sabah
  • 22:21Muriqi realizon në minutën e 56-të, Fenerbahce kalon sërish në epërsi ndaj Shakhtar Donetsk
  • 21:51Përfundojnë pjesët e para në Champions League, këto janë rezultatet pas 45 minutave të parë