Mesfushori i Iranit, Mohammad Mohebi, ka reaguar pas polemikave të shkaktuara nga festimi i tij në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës kundër Zelandës së Re.
27-vjeçari shënoi golin e barazimit në minutën e 64-t, duke ndihmuar Iranin të marrë një pikë të rëndësishme në barazimin 2-2. Megjithatë, pas realizimit, vëmendja u përqendrua te mënyra se si ai festoi golin.
Mohebi u pa duke bërë disa gjeste me duar, të cilat shumë tifozë dhe komentues në rrjetet sociale i interpretuan si një simbol që ngjante me armë zjarri. Kjo shkaktoi reagime të shumta dhe ngriti dyshime se festimi mund të kishte një mesazh politi
Përballë kritikave, futbollisti iranian mohoi çdo kuptim të tillë dhe sqaroi se gjesti ishte thjesht një festim për tifozët.
“Doja t’i falënderoja të gjithë iranianët që jetojnë në Los Anxhelos. Ata krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme. Festimi më erdhi spontanisht në mendje dhe e bëra për tifozët. Ishte vetëm një festim, asgjë më shumë”, deklaroi Mohebi.
