Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Legjenda e Juventusit për Edon Zhegrovën: Një lojtar që mund të bëjë diferencën, duhet të luaj 90 minuta

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2025 në 08:03
Legjenda e Juventusit për Edon Zhegrovën: Një lojtar që mund të bëjë diferencën, duhet të luaj 90 minuta

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka komentuar paraqitjen e sulmuesit shqiptar Edon Zhegrova, duke e vlerësuar si një futbollist që mund të sjellë rrezik për kundërshtarin në çdo moment.

“Tani për tani, Spalletti duhet t’i menaxhojë sulmuesit taktikisht, fizikisht dhe në aspektin e ndikimit. Zhegrova është dikush që të jep ndjesinë se mund të të lëndojë, diçka që duhet të jetë aty për të gjitha 90 minutat,” deklaroi Del Piero.

Zhegrova u aktivizua në minutën e 71-të të ndeshjes së fundit ndaj Sporting CP dhe tregoi disa momente të bukura me driblime të shpejta, duke u faular vazhdimisht nga mbrojtësit portugez.

Sulmuesi nuk ishte pjesë e disa ndeshjeve të mëparshme nën drejtimin e Igor Tudor, por duket se po gjen hapësirë me trajnerin Spalletti, duke kontribuar edhe në fitoren ndaj Cremonese me rezultat 2-1.

Megjithatë, Juventus vazhdon të ketë vështirësi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Bardhezinjtë barazuan 1-1 me Sporting dhe, me katër xhiro të mbetura, kanë vetëm tre pikë, duke rrezikuar seriozisht të mos arrijnë as fazën e play-offit.

Zhegrova duket se është një nga pak shpresat që mund të ndryshojë dinamikën e skuadrës, ndërsa Spalletti kërkon nga lojtarët e tij të tregojnë maksimumin në përballjet vendimtare që vijojnë.

Alessandro Del PieroEdon Zhegrova

Më shumë nga Sport

  • 23:16“Feneri” i Muriqit ndahet në paqe me Lyonin, gjithçka vendoset në ndeshjen e kthimit
  • 22:54Lukaku bën debutimin me Fenerbahçen, zëvëndëson Muriqin
  • 21:37Mediat turke: Legjenda Roberto Carlos është konvertuar në mysliman
  • 21:26Humbi ndjenjat për të dytën herë, Musiala bën një postim rreth gjendjes së tij
  • 20:50Musiala bie përsëri në tokë, Bayerni në ankth për yllin gjerman