Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Kreshnik Uka “ylli i javës” në Superligë

GD
Gazeta Demos27 prill 2026 në 15:49
Kreshnik Uka “ylli i javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka vazhduar ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në elitën e futbollit kosovar.

Për javën e 30-të të këtij edicioni, ky vlerësim i është ndarë për herë të tretë futbollistit të Drenicës, Kreshnik Uka. Ai u dallua në ndeshjen ndaj Prishtinës së Re, ku realizoi dy gola në fitoren 2:3 të skuadrës së tij.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili ka çmuar paraqitjen dhe kontributin e lojtarit në këtë përballje.

Pas marrjes së çmimit, Uka u shpreh i kënaqur për vlerësimin, duke theksuar rëndësinë e fitores dhe reagimit të ekipit pas disavantazhit në pjesën e parë.

“E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi duke parë vendin në tabelë të Prishtinës së Re, e dinim që i duhen pikët e plota. Fillimi i ndeshjes nuk ishte siç e kemi pritur, sepse në pjesën e parë ishim në disavantazh 1-0. Por, në pushimin e ndeshjes, së bashku me trajnerin, lojtarët dhe kapitenin Genc Hamiti, u dakorduam që të dalim fuqishëm në pjesën e dytë dhe ta rikthejmë ndeshjen – dhe ashtu doli,” deklaroi ai.

Ai shtoi se skuadra po punon me përkushtim dhe ka krijuar një mentalitet të ri, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që Drenica të synojë më shumë deri në fund të sezonit.

“Si klub, nuk e kemi pasur synim daljen në Evropë përmes kampionatit, por përmes kupës. Por, tash e tutje, çfarëdo që të vijë, pse jo, do të vazhdojmë. Kjo është meritë e bashkëlojtarëve, stafit dhe trajnerit, të cilët janë duke bërë një punë të mrekullueshme,” përfundoi Uka për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovë

kreshnik uka

Më shumë nga Sport

  • 22:04Kontratë pesëvjeçare, Liverpooli arrin marrëveshje me yllin e PSG-së
  • 21:27“Ujku” i vjetër në La Liga, Auba e nis fuqishëm sezonin
  • 21:09Në privatësi të plotë, publikohen fotot e martesës së Ronaldos me Georgina-n
  • 20:16Real Madridi realizon një shitje historike, talenti 20-vjeçar transferohet te Strasbourg
  • 20:07Neymar bëhet i pari që largohet nga fusha për shkak të rregullit të ri