Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Kontratë pesëvjeçare, Liverpooli arrin marrëveshje me yllin e PSG-së

GD
Gazeta Demos17 gusht 2026 në 22:04
Kontratë pesëvjeçare, Liverpooli arrin marrëveshje me yllin e PSG-së

Liverpooli ka arritur marrëveshje me anësorin e Paris Saint-Germain, Ibrahim Mbaye, për kushtet personale, raporton gazetari Fabrice Hawkins.

Sipas raportimeve, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kushtet financiare të një kontrate pesëvjeçare, me Mbaye që ka zgjedhur Liverpoolin pavarësisht interesimit nga Bayer Leverkuseni.

18-vjeçari tashmë e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij dhe nuk dëshiron të ndjekë mundësinë e transferimit te klubi gjerman.

Liverpooli ka kohë që po punon për transferimin e Mbaye, si pjesë e planit për ta përforcuar repartin ofensiv. Në të njëjtën kohë, “Të Kuqtë” po vazhdojnë përpjekjet për të transferuar edhe anësorin tjetër të PSG-së, Bradley Barcola.

Mbaye ka kontratë me kampionët francezë deri në verën e vitit 2028, çka i jep PSG-së një pozicion të fortë në negociatat për shitjen e tij.

Pavarësisht moshës së re, Mbaye tashmë ka regjistruar 42 paraqitje zyrtare me PSG-në, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë katër asistime.

Pas marrëveshjes me lojtarin, Liverpooli pritet të vazhdojë negociatat me PSG-në për të arritur një marrëveshje për shumën e transferimit.

Klubi anglez shpreson të realizojë një operacion të dyfishtë duke sjellë në Anfield si Mbaye, ashtu edhe Barcolan.

Megjithatë, ende nuk ka marrëveshje mes dy klubeve për vlerën e transferimit të dy anësorëve dhe negociatat pritet të jenë vendimtare në ditët e ardhshme.

Pra, ndërsa Mbaye tashmë e ka dhënë “po”-në e tij për Liverpoolin, sfida e radhës për klubin anglez është ta bindë PSG-në për çmimin e talentit francez.

mbayeliverpoolimarrëveshje

Të ngjashme

Pa marrëveshje për presidentin, Koci paralajmëron situatë të paprecedentë

Pa marrëveshje për presidentin, Koci paralajmëron situatë të paprecedentë

13:36
Hamza pas takimit me Kurtin: Nuk ka marrëveshje për temat e diskutuara deri më tani

Hamza pas takimit me Kurtin: Nuk ka marrëveshje për temat e diskutuara deri më tani

18:26

Më shumë nga Sport

  • 20:58Vojvoda: Jemi të dëshpëruar, por kjo pikë na bën më të fortë
  • 20:39Asllani pas barazimit me Austrinë: Kemi bërë një lojë shumë të mirë
  • 20:24Zhegrova më i miri i ndeshjes, këto janë notat e lojtarëve pas takimit Kosova vs Austria
  • 19:56Kosova lëshon fitoren në fund, Austria barazon në “Fadil Vokrri”
  • 19:48Austria dënon Kosovën, barazon rezultatin