Tenisti italian Jannik Sinner ka siguruar një fitore të madhe ndaj Novak Djokovic në gjysmëfinalen e turneut Grand Slam “Wimbledon”, duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e këtij eventi prestigjioz.
Në përballjen e zhvilluar të premten pasdite, 23-vjeçari nga Italia dominoi ndeshjen dhe mposhti tenistin serb me 3:0 në sete. Ai fitoi dy setet e para me rezultat 6:3, duke treguar një nivel të lartë loje, ndërsa të tretin e përmbylli me 6:4.
Gjatë takimit, Djokovic u përball me disa vështirësi fizike, çka ndikoi në paraqitjen e tij.
Në finalen e së dielës, Sinner do të përballet me Carlos Alcaraz, pasi spanjolli mposhti më herët amerikanin Taylor Fritz me 3:1 në sete.