Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Ilir Daja ‘shpërthen’ pas ndeshjes: Organizimi më i dobët, s’kam hasur gjë më të keqe

GD
Gazeta Demos27 gusht 2026 në 23:22
Ilir Daja ‘shpërthen’ pas ndeshjes: Organizimi më i dobët, s’kam hasur gjë më të keqe

Dinamo u mposht nga Pafos me rezultatin e përgjithshëm 2-4, duke ndërprerë kështu rrugëtimin evropian në Conference League.Sfida e zhvilluar në Qipro shkoi përtej kohës së rregullt, ndërsa të shumta ishin dhe polemikat mbi mënyrën se si u menaxhua e gjithë loja brenda 90 minutave dhe pas kësaj.

I xhindosur është shfaqur trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja, i cili nuk është kursyer aspak në konferencën për shtyp duke i thënë të gjitha sheshit. Që prej organizimit në nivelet qesharake, ashtu sikurse dhe në administrimin e sfidës nga kryesori i kësaj përballje, tekniku i “bluve” të kryeqytetit e vë arbitrin përballë fakteve se si ekipi i Dinamos u dëmtua me rastet e dyshimta.“Djemtë e sigurisë po silleshin si tifozë dhe po shtrëngonin duart me stafin. Kjo është ndeshja ime e pestë në play off dhe ky është niveli i organizimit më i dobët.

Nuk kam parë kurrë një arbitër të tillë në Europë, goli i parë ishte faull, lojtari ynë u gjakos. Gjërat që kam parë këtu janë të nivelit më të ulët që kam hasur në karrierën time.Mund të vërtetoj gjithçka, nëse dëshironi. Do t’i dërgojmë video UEFA-s me gjithçka, madje edhe çfarë ka ndodhur jashtë ndeshjes.

Siç rrodhën gjërat, ndeshja ishte në plan të dytë. Ne luajtëm mirë kundër një kundërshtari të fortë, si në aspektin e cilësisë ashtu edhe të burimeve financiare. Lojtarët e mi dhanë gjithçka deri në fund.Me ndryshimet, i vendosëm lojtarët në pozicione të tjera nga ato natyrale, jemi krenarë që arritëm një performancë të tillë kundër një skuadre që luajti në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar”, është shprehur Ilir Daja.

ilirdajandeshjes

Të ngjashme

Para ndeshjes kundër Izraelit, vashat “helvetike” mbajnë një minut heshtje për viktimat në Gaza

Para ndeshjes kundër Izraelit, vashat “helvetike” mbajnë një minut heshtje për viktimat në Gaza

15:56
Messi pas ndeshjes së fundit me Argjentinën: Tashmë më mungon fanella bardhekaltër!

Messi pas ndeshjes së fundit me Argjentinën: Tashmë më mungon fanella bardhekaltër!

20:06

Më shumë nga Sport

  • 19:33UEFA dënon FFK-në me 35 mijë euro gjobë shkaku i sjelljeve të tifozëve
  • 18:48Portugalia e suspendon Ronaldon, rrezikon dënim deri në gjashtë muaj
  • 11:01“Ka qenë hero i Portugalisë, s’i dhanë vlerësimin e merituar”, përlotet nëna e Ronaldos
  • 22:49Kosova përfundon përgatitjet para ndeshjes me Austrinë
  • 22:44Haaland flet për situatën te City