Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Igball Jashari i Drenicës shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2025 në 11:11
Igball Jashari i Drenicës shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Futbollisti i FC Drenica, Igball Jashari, është shpallur “Ylli i Javës” në xhiron e 12-të të Superligës së Kosovës në futboll. Çmimi është ndarë nga Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me sponsorin zyrtar, Albi Mall.

Jashari u vlerësua për paraqitjen e tij shumë të mirë gjatë 80 minutave të fundit të ndeshjes, ndërsa vlerësimi u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Enver Prapashticës, Besim Slishanit dhe Bujar Asllanit.

Pas marrjes së çmimit, Jashari u shpreh i kënaqur me vlerësimin dhe paraqitjet e fundit të skuadrës.

“Ndeshjen e kemi përgatitur mirë, edhe pse kemi pasur një orar shumë të ngjeshur. Gjatë javës kemi zhvilluar dy ndeshje, nga të cilat kemi arkëtuar 4 pikë që janë shumë të nevojshme për ekipin tonë. Nga boshti i ekipit të vitit të kaluar kemi qenë vetëm 5 lojtarë, dhe ka qenë e vështirë në fillim komponimi i ekipit, por duket se e kemi gjetur formën tonë dhe tashmë jemi mirë. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe marrëdhëniet me trajnerin i kemi shumë të mira. Për mua është privilegj të shpallem lojtari më i mirë i javës, dhe kjo do të jetë një shtytje që të punoj akoma edhe më shumë”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Më shumë nga Sport

  • 23:45Cilat janë pesë ndeshjet më interesante për t’u parë gjatë Ligës së Kombeve?
  • 23:26Dhjetë yjet e futbollit afrikan në garë për çmimin “Lojtari Afrikan i Vitit 2026”, Maroku dhe Senegali dominojnë listën
  • 22:58Brajan Gruda ndër më të mirët në Evropë për driblime, lë pas yje të futbollit botëror
  • 22:53Armand Duka: Nuk më pengon kur lojtarët e zgjedhin Kosovën
  • 22:07Kosova pëson humbjen e dytë nga Italia, “Dardanët” mposhten 3-0 në ndeshjen e kthimit