Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Humb jetën në aksident piloti i ri spanjoll Borja Gomez

GD
Gazeta Demos3 korrik 2025 në 20:55
Humb jetën në aksident piloti i ri spanjoll Borja Gomez

Një tragjedi ka goditur botën e motosportit pas vdekjes së pilotit të ri spanjoll, Borja Gomez, në moshën vetëm 20-vjeçare.

Gomez u përfshi në një aksident të rëndë gjatë seancës së stërvitjes së lirë në kuadër të Kampionatit Evropian Stock në pistën Magny-Cours, në Francë. Ai kishte hyrë në garën e tretë të sezonit si lider i renditjes, pas një vendi të dytë në garën hapëse në Estoril dhe një fitoreje në Jerez në fillim të qershorit, raporton “The Sun”.

Sipas raportimeve, ai doli jashtë piste gjatë stërvitjes dhe më pas u godit nga një motor i një piloti tjetër që po vinte me shpejtësi.

Lajmi i rëndë u konfirmua nga ekipi i tij, Honda Laglisse, përmes një deklarate prekëse.

“Me gjithë dhimbjen në zemrat tona, njoftojmë se Borja Gomez ka vdekur në pistën Magny-Cours pas një aksidenti të rëndë gjatë stërvitjes së parë të Kampionatit Evropian Stock. Përveç talentit të tij të jashtëzakonshëm si pilot, do ta kujtojmë gjithmonë për mirësinë dhe buzëqeshjen e tij”, tha ekipi i tij.

Borja kishte qenë më parë pjesë e Moto2, dhe ëndërronte të kthehej atje sërish. Ai e nisi karrierën në garat Supermoto në Spanjë, më pas në Kawasaki Cup (2019) dhe më vonë në Superbike, ku përfundoi në vendin e dytë në kampionatin spanjoll të vitit 2021 dhe sërish nënkampion në vitin 2022 me ekipin Cardoso. Në vitin 2023 u bashkua me ekipin Fantic Racing në Moto2, ku garoi në 13 gara Grand Prix, para se të kalonte në kampionatin aktual.

aksident

Të ngjashme

Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar

Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar

22:35
Aksident në rrugën Lushnje-Berat, motori me 2 shtetas nga Bangladeshi përfundon në kanal

Aksident në rrugën Lushnje-Berat, motori me 2 shtetas nga Bangladeshi përfundon në kanal

19:53

Më shumë nga Sport

  • 22:08Në prag të Izrael–Kosovë, delegacionet zhvillojnë darkën zyrtare në Debrecen
  • 20:31Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi: Do ta tregoj të vërtetën
  • 19:30Ylli i Tottenhamit i jep fitore Shqipërisë U19 ndaj Lituanisë
  • 19:29Eli Dasa: Nuk do të premtoj rezultat, sepse Kosova është një kombëtare e mirë, por do të bëjmë gjithçka për të fituar
  • 19:24Cristiano Ronaldo largohet nga kampi i Portugalisë, vetëm disa orë pasi trajneri tha se nuk ka asnjë problem mes tyre