Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Gyokeres kërkon largimin nga Arsenali në janar, klubi i njohur hyn në garë për të

GD
Gazeta Demos18 tetor 2026 në 16:30
Gyokeres kërkon largimin nga Arsenali në janar, klubi i njohur hyn në garë për të

Viktor Gyökeres po mendon seriozisht largimin nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas TEAMtalk, sulmuesi suedez është i pakënaqur me minutazhin e kufizuar nën drejtimin e Mikel Artetës, pasi ende nuk e ka nisur asnjë ndeshje të Premierligës nga minuta e parë këtë sezon.

Një tjetër arsye për shqetësimin e tij është interesimi i vazhdueshëm i Arsenalit për sulmuesin e Atletico Madridit, Julián Álvarez, transferimi i të cilit mund t’ia vështirësojë edhe më shumë hapësirën në skuadër.

Atletico Madridi është ndër klubet e interesuara për Gyökeresin, ndërsa sulmuesi suedez po vlerëson edhe mundësi të tjera në Angli, Itali dhe Gjermani. Sipas raportimit, Arsenali mund të jetë i gatshëm ta lejojë largimin e tij nëse vjen një ofertë e përshtatshme.

Gyökeres iu bashkua Arsenalit nga Sportingu në vitin 2025 dhe shënoi 21 gola në sezonin e tij të parë me klubin londinez. Megjithatë, mungesa e minutave këtë edicion ka bërë që e ardhmja e tij në Emirates të vihet në pikëpyetje.

Mbetet të shihet nëse sulmuesi 28-vjeçar do të largohet në janar dhe nëse Atletico Madridi do të bëjë një lëvizje konkrete për transferimin e tij.

largiminarsenalijanar

Më shumë nga Sport

  • 20:12S’ndryshon as në pjesë të dytë, ndahen në paqe Dukagjini me Drenicën
  • 19:59Nga Norvegjia në Mitrovicë, Kevin Hansvoll luan falas për Trepçën për ta ndjekur ëndrrën e tij
  • 19:29Merret vendimi, ja sa do të pezullohet Ronaldo nga Portugalia
  • 19:07Plani i Izraelit për ndeshjen në Prishtinë
  • 19:03Barazim në pjesën e parë mes Dukagjinit dhe Drenicës