Një ngjarje e rëndë e ka tronditur atmosferën rreth Kombëtares së Iranit gjatë Botërorit 2026.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, një trup i pajetë është gjetur në afërsi të qendrës stërvitore ku është akomoduar përfaqësuesja iraniane në Tihuana të Meksikës.
Autoritetet lokale i kanë nisur menjëherë hetimet për t’i sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa deri tani nuk ka të dhëna që ta lidhin incidentin me ekipin kombëtar të Iranit apo me anëtarët e delegacionit.
