Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Galic: Raci po ndjek gjurmët e Ismajlit tek Hajduku, Brruti ka gjithçka që pëlqen trajneri Garcia

GD
Gazeta Demos1 shtator 2026 në 21:15
Galic: Raci po ndjek gjurmët e Ismajlit tek Hajduku, Brruti ka gjithçka që pëlqen trajneri Garcia

Hajduku i Splitit është rikthyer në garat evropiane pas 16 vitesh, ndërsa në këtë sukses të klubit kroat kanë dhënë kontributin e tyre edhe futbollistët shqiptarë.

Qendër-mbrojtësi, Ron Raci është shndërruar në një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës së Gonzalo Garcia, ku krahas paraqitje të shkëlqyeshme, ka shënuar edhe një gol vendimtar ndaj Rakow në ndeshjen e play-off-it për kualifikimin në Conference League.

Adrion Pajaziti tashmë është bërë titullar i rregullt në mesfushën e Hajdukut, ndërsa Brruti, pavarësisht se nuk ka luajtur shumë, ka dhënë sinjale shumë pozitive që në paraqitjet e para në Kroaci. Ai shënoi në debutimin e tij me Osijekun, ndërsa realizoi edhe ndaj Lokomotivës mbrëmë, por goli iu anulua për pozicion jashtë loje.

Për të gjitha këto, GazetaBlic Sport ka biseduar me Mato Galic, redaktorin e mediumit të njohur kroat ‘24sata‘, i cili ka analizuar në detaje paraqitjet e tre futbollistëve, ndikimin e tyre te Hajduku, përshtatjen e Brrutit me futbollin kroat dhe mundësinë që Raci e Brruti në të ardhmen të bëjnë hapin drejt klubeve më të mëdha evropiane.

Raci, nga një sezon i vështirë te protagonisti kryesor i Hajdukut

“Nëse dikush do t’i kishte thënë një tifozi të Hajdukut para fillimit të verës se Raci do të ishte njëri prej lojtarëve kryesorë në ndeshjen vendimtare për kualifikimin në Evropë, ai tifoz ndoshta thjesht do ta kishte shpërfillur këtë si ide. Por Raci arriti ta fitojë besimin e trajnerit Gonzalo Garcia. Për ta përshkruar më së miri shpërthimin e tij te Hajduku, do të kthehesha te fillimi. Ai erdhi nga Kosova sezonin e kaluar dhe Garcia, ashtu siç ka bërë tani edhe me Brrutin, theksoi se ai po vinte nga një ligë me intensitet më të ulët dhe se do t’i duhej kohë për t’u përshtatur, për të marrë ritmin dhe për t’i kuptuar kërkesat taktike. Ishte e vështirë për Racin. E di me siguri se ai kishte një ofertë nga MLS-ja dimrin e kaluar dhe gjëja më e lehtë do të ishte të transferohej në Shtetet e Bashkuara për një pagë shumë më të madhe dhe në një klub ku do të kishte një status më të sigurt.

Por ambiciet e tij ishin ndryshe. Ai fillimisht donte ta dëshmonte veten te Hajduku. Ai e sheh klubin si një trampolinë ideale drejt asaj që synon vërtet, të luajë në një prej ligave më të forta të Evropës, si Italia apo Gjermania.

Kjo tregoi shumë karakter. Ai nuk e humbi vetëbesimin edhe pse nuk e nisi këtë sezon të ri si titullar i rregullt i ekipit të parë. Ai priti mundësinë e tij dhe kur ajo erdhi, ai e shfrytëzoi”, tha Galic për ‘GazetaBlic Sport’.

Brruti, një profil që i përshtatet filozofisë së García

Për Brrutin, Galic sheh një situatë të ngjashme me atë të Racit sezonin e kaluar, por beson se mesfushori mund të përshtatet më shpejt.

“Brruti ka të njëjtin problem që Raci kishte sezonin e kaluar. Ai ka ardhur nga një ligë më pak konkurruese dhe do t’i duhet pak kohë për t’u përshtatur me ritmin dhe kërkesat taktike të futbollit kroat. Megjithatë, jam i bindur se procesi do të jetë më i lehtë për të sesa për Racin. Para së gjithash, Brruti tani e ka një mik si Raci, i cili mund ta ndihmojë të ambientohet dhe të përshtatet sa më shpejt që të jetë e mundur. Gjithashtu, Brruti është një mesfushor teknikisht shumë i aftë dhe pikërisht këta janë lojtarët me të cilët García pëlqen të punojë dhe të cilëve u jep liri.

Garcia është një trajner që dëshiron që ekipet e tij të luajnë futboll, të dominojnë posedimin dhe të jenë agresive në fazën sulmuese, kështu që Brruti mund të jetë pikërisht lloji i lojtarit me të cilin ai dëshiron të punojë. Dhe është një gjë që veçanërisht mund t’u pëlqejë tifozëve të Hajdukut: Brruti është shumë direkt dhe efektiv para portës. Ai nuk i komplikon gjërat, kur e merr një mundësi, shkon drejt finalizimit”, tha gazetari i mirënjohur kroat për Brrutin.

Suksesi i Racit, Pajazitit dhe Brrutit mund të hapë edhe më shumë dyer

Kroacia prej vitesh është një destinacion i rëndësishëm për futbollistët shqiptarë. Galic thekson se klubet kroate tashmë e kanë kuptuar potencialin e këtij tregu.

“Lojtarët shqiptarë kanë qenë shumë të mirëpritur në futbollin kroat prej vitesh. Tifozët e Dinamo Zagrebit ende e kujtojnë Kujtim Shalën dhe ka pasur shumë futbollistë të tjerë të shkëlqyer nga pjesa juaj. Para disa vitesh, Lokomotiva e Zagrebit filloi të fokusohej shumë në tregjet shqiptare. Besnik Prenga organizonte kampe stërvitore në Kosovë dhe Shqipëri dhe i përdorte ato si mënyrë për të identifikuar dhe sjellë disa prej lojtarëve më të mirë të rinj në Kroaci. Kështu, lojtarë si Lirim Kastrati, Indrit Tuci dhe Arber Hoxha, ndër të tjerë, përfunduan në futbollin kroat. Përveç organizimit të kampeve, Prenga skautonte edhe lojtarë disi më të rritur në Shqipëri dhe Kosovë. Kështu Myrto Uzuni erdhi te Lokomotiva. Më vonë ai u shit në Hungari, më pas u bë i njohur te klubi spanjoll Granada dhe përfundimisht u transferua në MLS.

Të gjithë këta lojtarë i kanë sjellë Lokomotivës shuma të konsiderueshme transferimi dhe klubet e tjera kroate e vunë re këtë. Edhe ato filluan t’i kushtonin më shumë vëmendje lojtarëve nga Kosova e Shqipëria. Kjo ka kuptim nga pikëpamja e biznesit: mund të gjesh një lojtar cilësor me një çmim relativisht të ulët, ndërsa një lojtar ambicioz mund ta përdorë ligën kroate si një trampolinë ideale drejt ligave më të forta dhe klubeve më të mëdha jashtë vendit.

Pra, po, besoj se suksesi i lojtarëve si Raci, Pajaziti dhe Brruti mund ta forcojë vetëm këtë trend dhe t’i bëjë klubet kroate edhe më të interesuara për tregjet shqiptare”, potencoi Galic.

Galic: Raci më kujton Ardian Ismajlin

Në fund, gazetari kroat ka dhënë një vlerësim veçanërisht të lartë për Racin, duke e krahasuar atë me Ardian Ismajlin, i cili kishte kaluar më herët nëpër Hajduk dhe më pas u afirmua në futbollin italian.

“Ron Raci më kujton shumë Ardian Ismajlin për sa i përket fizikut dhe aftësive. Ismajli, që dikur luante për Hajdukun, tani prej disa vitesh luan në nivelin më të lartë të futbollit italian. Edhe ai ishte i kritikuar në ditët e tij të para te Hajduku dhe iu desh të priste gjatë për mundësinë e tij. Por sapo e mori shansin, u vendos në formacionin titullar dhe nuk u kthye më prapa.

Në fakt, mendoj se Raci është edhe më i talentuar teknikisht sesa Ismajli në të njëjtën moshë. Raci është vetëm 23 vjeç dhe mendoj se i duhet edhe një ose dy sezone në një nivel më të lartë përpara se të mund të konsiderohet realisht një transferim i rëndësishëm për një klub në një prej pesë ligave më të forta të Evropës. Ai gjithashtu ka një këmbë të majtë shumë të mirë, gjë që nuk duhet të anashkalohet. Lojtarët që luajnë me këmbën e majtë janë gjithmonë të kërkuar, siç e dini.

Në fund të fundit, gjithçka varet nga ai. Me Brrutin, megjithatë, do të isha më i kujdesshëm me vlerësimin për momentin. Duhet ta shohim në ndeshje ku gjithçka është në lojë dhe të shohim se si e përballon presionin. Thënë kjo, siç e përmenda më herët, nuk mendoj se atij do t’i duhet një vit për t’u përshtatur, siç i duhej Racit. Të ketë Racin dhe Pajazitin pranë vetes duhet ta ndihmojë të vendoset shumë më shpejt. Gjithashtu, ai duhet të marrë më shumë mundësi sesa Raci sezonin e kaluar, sepse Hajduku tani luan dy herë në javë për shkak të fushatës së tij evropiane. Garcia do të duhet të bëjë rotacion në formacionin titullar, pavarësisht nëse i pëlqen apo jo”, vazhdoi ai.

Pajaziti,  pritshmëri të mëdha, por një rol jo natyral

Galic thotë se nga Pajaziti pritej shumë që në momentin kur ai u transferua te Hajduku, pasi kishte dëshmuar veten te Gorica dhe kishte formim nga akademia e Fulhamit.

“Shumëçka pritej nga Pajaziti, sepse ai erdhi nga Gorica si një lojtar i dëshmuar. Ai kishte lënë përshtypje gjatë kohës së tij atje dhe nuk duhet të harrojmë se gjithashtu ka kaluar në akademinë e të rinjve të Fulhamit, kështu që është një lojtar i zhvilluar dhe i formuar mirë. Fillimi i këtij sezoni ka qenë paksa i vështirë për të, sepse është dashur të luajë si mesfushor defensiv pas largimit të Filip Krovinovic dhe Hugo Guillamon. Hajduku ende duhet të sjellë një mesfushor të mirëfilltë defensiv për atë pozitë, kështu që Pajaziti është dashur ta mbulojë atë rol për momentin. Kjo herë pas here ka çuar në disa gabime në pozicionim, të cilat më pas kanë rezultuar me kartonë të verdhë apo edhe të kuq të panevojshëm. Megjithatë, besoj se gjithçka do të bjerë në vendin e vet sapo Hajduku të sjellë një mesfushor defansiv të mirëfilltë. Për shembull, është folur për Josip Radosevicin. Kjo do t’i lejonte Pajazitit të luante në një rol më të avancuar në mesfushë qendrore, më afër portës kundërshtare, ku ai mund të përdorte më mirë një nga pikat e tij më të forta – goditjet e tij”, tha ndër tjerash Mato Galic.

Kështu, sipas gazetarit kroat, rruga e Racit drejt një prej pesë ligave më të forta të Evropës është tashmë një mundësi reale, por mbrojtësi kosovar duhet të vazhdojë progresin në një nivel më të lartë.

Për Brrutin, ndërkohë, koha duket se është faktori kryesor. Cilësitë teknike dhe profili i tij ofensiv përputhen me filozofinë e trajnerit, ndërsa ndeshjet e shumta të Hajdukut në kampionat dhe Evropë pritet t’i krijojnë hapësirë për më shumë minuta.

racihajdukubrruti

Më shumë nga Sport

  • 22:35Arrihet marrëveshja, Chelsea gjen zëvendësuesin e Enzo Fernandezit
  • 22:21Premierliga “mbret” edhe në shpenzime gjatë merkatos
  • 20:29Zyrtare: Zhegrovës i bashkohet një super sulmues te Juventusi
  • 19:32Takimi i Flick me Decon, ky është vendimi që morën për transferime të reja
  • 18:57Ballkani mëson kundërshtarin në UEFA Youth League