Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Foda për mediumin austriak: Në Vjenë do të kemi 15 mijë kosovarë

GD
Gazeta Demos15 shkurt 2026 në 18:25
Foda për mediumin austriak: Në Vjenë do të kemi 15 mijë kosovarë

Shorti i së enjtes i Ligës së Kombeve, e vuri përballë kombëtaren e Kosovës përballë disa kundërshtarëve jo të lehtë.

Kombëtarja dardane do të jetë pjesë e Ligës B të Ligës së Kombeve, dhe do të jetë pjesë e grupit të 3-të, së bashku me Austrinë, Republikën e Irlandës dhe Izraelin.

Ndeshjet e ardhshme kundër Austrisë po shkaktojnë ndjenja të përziera për trajnerin e Kosovës, Franco Fodën, i cili do të jetë përballë kombëtares që e kishte drejtuar më herët.

“Austria nuk ishte zgjedhja ime e parë; ata kanë cilësi të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, mezi pres t’i shoh sërish ish-lojtarët e mi,” tha ish-trajneri i Austrisë në një intervistë për “Sky”.

Austria do të përballet me Kosovën në Vjenë më 27 shtator.

“Kjo do të jetë një ndeshje në shtëpi për ne, sepse jemi të sigurt që 10,000 ose 15,000 kosovarë do të na mbështesin në Vjenë,” tha Foda.

Megjithatë, stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja ende nuk është konfirmuar.

Ndeshja kthyese në Kosovë është planifikuar për 4 tetor.

Foda drejtoi Austrinë në 48 ndeshje ndërkombëtare nga nëntori 2017 deri në mars 2022, duke regjistruar 27 fitore, 6 barazime dhe 15 humbje.

Kulmi i periudhës së tij ishte kualifikimi në fazën e 1/8-ave të EURO 2020, ku u eliminuan pas kohës shtesë nga kampionia eventuale, Italia.

FC Kosova

Më shumë nga Sport

  • 23:31Presidenti i Trabzonsporit tregon se sa para i ka fituar klubi, pas nënshkrimit me Salah
  • 22:54“Ju nuk mund të më ndalni”, Asllani reagon pas dështimit të transferimit te Leipzigu
  • 22:49Eskalojnë tifozët e “Zvezdës”, i thonë Vuçiqit: “serbët po derdhin gjak në Kosovë”
  • 22:21Messi donte të linte Botërorin për babain: Drama e dhimbshme që e përjetoi në heshtje
  • 22:01Mourinho: Rinovimi i Viniciusit na gëzoi të gjithëve