Florent Muslija ka pësuar një lëndim serioz mbrëmjen e së premtes, duke ngritur shqetësime të mëdha te Fortuna Düsseldorf.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Bundesliga 2, të cilën Düsseldorf e humbi në shtëpi me rezultat 2-1 ndaj Holstein Kiel, reprezentuesi i Kosovës qëndroi në fushë deri në minutën e 65-të.
Sipas raportimeve të Bild , tre lojtarë të Düsseldorf u larguan nga loja për shkak të lëndimeve, ndërsa më shqetësuesi ishte rasti i Muslijës.
Ylli kosovar u pa në lot duke mbajtur gjurin e këmbës së djathtë, duke sinjalizuar një dëmtim potencialisht të rëndë.
