Hansi Flick e ka paralajmëruar Barcelonën se nuk mund ta lejojnë veten të humbasin përqendrimin kur të përballen me Galatasaray-n në Stamboll në Ligën e Kampionëve, duke e cilësuar atmosferën në stadiumin e ekipit turk si një nga më të mirat në botë.Trajneri i Barcelonës pret një provë të vështirë kundër një skuadre të Galatasarayt që është përmirësuar ndjeshëm në fazën sulmuese dhe u ka kërkuar lojtarëve të tij të qëndrojnë të bashkuar e të mbrojnë si ekip.

“Atmosfera në ekip është fantastike. Por çdo ndeshje është e ndryshme dhe ajo e nesërmja nuk do të jetë e lehtë. Është një provë e vështirë dhe duhet të tregojmë pse po ecim kaq mirë. Futbolli mund të ndryshojë shumë shpejt nëse humbasim përqendrimin,” tha ai.Flick gjithashtu e pranoi sfidën e të luajturit para tifozëve të zjarrtë të Galatasarayt, duke vlerësuar atmosferën që pritet në Stamboll.

“Atmosfera këtu është një nga më të mirat në botë. Është e jashtëzakonshme. Dhe ata e kanë përmirësuar shumë ekipin, veçanërisht në sulm. Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të mbrojmë si ekip,” shtoi ai.