Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

FIFA ndryshoi një rregull në “heshtje”, dy kombëtare u eliminuan nga Botërori edhe pse kishin ende shpresa

GD
Gazeta Demos20 qershor 2026 në 16:55
FIFA ndryshoi një rregull në “heshtje”, dy kombëtare u eliminuan nga Botërori edhe pse kishin ende shpresa

FIFA ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në rregullat e Kampionatit Botëror 2026, një vendim që tashmë ka ndikuar në fatin e disa kombëtareve dhe mund të luajë rol vendimtar edhe në garën e Anglisë.

Teksa faza e grupeve po hyn në ndeshjet e dyta, disa skuadra kanë siguruar tashmë kualifikimin në raundin e 32-të, ndërsa të tjera janë eliminuar para kohe.

Një prej ekipeve që ka siguruar vazhdimin e rrugëtimit është SHBA-ja e Mauricio Pochettinos. Amerikanët triumfuan me rezultat 2-0 ndaj Australisë në Seattle falë një autogoli të Cameron Burgess dhe golit të Alex Freeman, duke siguruar matematikisht kualifikimin edhe pse kanë ende për të zhvilluar ndeshjen e fundit të grupit kundër Turqisë.

Në anën tjetër, Turqia u eliminua nga turneu pas humbjes 1-0 ndaj Paraguait, ndërsa Haiti pësoi të njëjtin fat pas disfatës 3-0 kundër Brazilit.

Në pamje të parë, të dyja kombëtaret kishin ende shpresa teorike për kualifikim, pasi ndodheshin vetëm tre pikë larg vendeve që dërgojnë në fazën tjetër. Megjithatë, një ndryshim i ri në rregulloren e FIFA-s ua mbylli çdo mundësi.

Deri në këtë Botëror, kriteri kryesor për ndarjen e skuadrave me pikë të barabarta ishte golaverazhi i përgjithshëm. Por FIFA vendosi që në edicionin 2026 prioritet të ketë bilanci në përballjet direkte mes skuadrave.

Kjo do të thotë se Turqia, e cila ka humbur ndaj Paraguait dhe Australisë, nuk mund t’i parakalojë këto dy skuadra edhe nëse fiton ndeshjen e fundit ndaj SHBA-së dhe barazohet me pikë me to.

I njëjti skenar vlen edhe për Haitin. Kombëtarja karaibiane është mposhtur nga Brazili dhe Skocia, ndaj edhe në rast se arrin të barazohet me skocezët në pikë pas ndeshjes së fundit, do të mbetet pas tyre për shkak të rezultatit në përballjen direkte.

Ndryshimi mund të ndikojë pozitivisht edhe te Anglia. Nëse skuadra e Thomas Tuchel mposht Ganën dhe Panamaja nuk arrin të fitojë ndaj Kroacisë, anglezët do ta sigurojnë vendin e parë në Grupin L një ndeshje para përfundimit të fazës së grupeve.

Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Gana, e cila mund të marrë kreun e grupit nëse fiton ndaj Anglisë dhe Kroacia dështon të mposhtë Panamanë.

Një tjetër përfituese nga rregulli i ri është Meksika. Bashkëorganizatorët e Botërorit kanë fituar dy ndeshjet e para ndaj Afrikës së Jugut dhe Koresë së Jugut, duke siguruar avancimin në raundin e 32-të.

Në fakt, FIFA ka përdorur kritere të ndryshme gjatë historisë së Kupës së Botës. Deri në vitin 1966 përdorej raporti i golave, ndërsa nga viti 1970 u aplikua sistemi i golaverazhit. Tani, për herë të parë pas dekadash, organizata ka vendosur t’i japë përparësi rezultateve direkte mes skuadrave.

Sipas FIFA-s, qëllimi i këtij ndryshimi është të shmanget ndikimi i rezultateve ekstreme në renditje. Një fitore e thellë si ajo e Gjermanisë 7-1 ndaj Curacaos, për shembull, nuk do t’i japë më një avantazh kaq të madh një skuadre në garën për kualifikim, duke e bërë konkurrencën më të drejtë dhe më të balancuar.

FIFA

Më shumë nga Sport

  • 16:35Infantinos i del një telashe e re, ka të bëj me miliona!
  • 12:22Liverpooli po e mendon rikthimin e Alexander-Arnoldit
  • 12:20Cristiano Ronaldo tregon se çka ka në garazhin e tij luksoz – mahnit me koleksionin milionësh të veturave
  • 12:15Messi bamirës dhe zemërgjerë, i dhuron 80 mijë euro për zonat e shkatërruara nga zjarret në Madrid
  • 23:14Vdes ish-futbollisti shqiptar