FIFA ka reaguar zyrtarisht ndaj kritikave të përzgjedhësit të Francës, Didier Deschamps, për arbitrimin e ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026, ku “Gjelat” u mposhtën nga Spanja.
Menjëherë pas përfundimit të takimit, Deschamps vuri në dyshim nivelin e arbitrit salvadorian Ivan Barton, duke theksuar se nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si ai e drejtoi ndeshjen
“Nuk po e them këtë sepse humbëm, por a mendoni se arbitri ishte në nivelin e një gjysmëfinaleje? Është vetëm një pyetje. Duhet parë e gjithë ndeshja, jo vetëm penalltia. Nuk dua të hyj në detaje”, deklaroi trajneri francez.
