Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në kuadër të programit HatTrick të UEFA-s, po vazhdon investimet në infrastrukturën sportive me synimin për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e futbollit në vend.

Projekti i radhës është ndërtimi i një fushe futbolli për FC Prishtinën në Bërnicë, e cila do t’i shërbejë klubit për stërvitje, përgatitjen e skuadrës dhe zhvillimin e talenteve të reja.

Sipas FFK-së, investimet në infrastrukturë janë thelbësore për përparimin e futbollit, veçanërisht për krijimin e kushteve të përshtatshme për gjeneratat e reja.