Fenerbahçe ka fituar derbin e zjarrtë të Stambollit ndaj Beshiktashit, duke triumfuar 3-2 në “Tupras Stadium” të Beshiktashit, në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Turqisë.
Beshiktashi nisi më mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh me dy gola të shënuar nga El Bilal Toures (minuta 5) dhe Emirhan Topcu (minuta 22). Përpjekjet e vendasve u komplikuan pas përjashtimit me karton të kuq të Orkun Kokcu në minutën 26, ndërsa edhe trajneri Sergen Yalcin u ndëshkua me të kuq pas protestave.
