Fehmi Kupina nga Lidhja e Prishtinës tha se tanimë e kanë dëshmuar se sportin, e në veçanti futbollin e ka prioritet.
“Rindërtimi i Stadiumit Fadil Vokrri, mbështetja e të gjitha klubeve dhe shkollave të futbollit, dhënia në shfrytëzim e pronave komunale për klubet, janë disa prej zotimeve tona. Në këtë frymë, me kandidatët për Kuvend Komunal, Ardian Krasniqi, Faton Pacolli dhe Arben Zhjeqi, vizituam KF Rilindja për të shikuar nga afër nevojat dhe kërkesat e këtij klubi të mirënjohur të Kryeqytetit. Ju premtuam se do jemi krahë dhe zë i klubeve sportive në Kuvendin Komunal”, ka shkruar ai.
