Sulmuesi i Juventusit Edon Zhegrova ka reaguar ashpër duke e quajtur ish-futbollistin e Shqipërisë, Altin Lala, si një menaxher që i ka dëmtuar futbollistët e tij.

Lala ditë më parë dha kritika për Zhegrovën derisa ishte në një podcast për “Telesport”, ku deklaroi se ylli i Kosovës sikur të punonte më shumë do të luante thuajse në secilën ndeshje të skuadrës italiane, megjithatë shkaku që është i fokusuar te veturat, e orët rolex është në këtë situatë.

Lidhur me këto deklarata ka reaguar edhe Zhegrova, i cili në “InstaStory” shkroi se “falë punës dhe sakrificës” ka mbërritur të luajë për “Zonjën e Vjetër”.