Gjatë ndeshjes së UEFA Europa League midis LOSC Lille dhe FK Crvena Zvezda, disa tifozë të Lille-s shfaqën një pankartë me mesazh politik, duke paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë dhe shoqëruar me sloganin “Nema predaje” (Nuk ka dorëzim).
Kjo veprimtari u vlerësua si provokuese dhe shkaktoi reagime në rrjetet sociale, përfshirë edhe shpërndarjen e fotografisë nga llogaritë zyrtare të klubit serb. Situata është parë si një ndërthurje problematike e çështjeve politike me sportin, duke krijuar debate dhe kritika për përzierjen e politikës në një ndeshje sportive, raporton KosovaPress, transmeton Klankosova.tv.
Madje, si shenj falënderimi, klubi serb postoi këtë fotografi në faqen zyrtare.
