Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

“E njoh këtë popull”, Xhaka në konferencë pas ndeshjes rreth vërshëllimave: Është shumë emocional

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2025 në 10:18
“E njoh këtë popull”, Xhaka në konferencë pas ndeshjes rreth vërshëllimave: Është shumë emocional

Zvicra e siguroi mbrëmë kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror 2026.

“Helvetikët” barazuan 1:1 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, çka ishte e mjaftueshme për ta siguruar vendin e parë në grup.

Granit Xhaka ishte padyshim kryefjala e Zvicrës në këto kualifikimeve, duke e udhëhequr ekipin drejt një tjetër Botërori.

Xhaka u vërshëllye mbrëmë në “Fadil Vokrri”, diçka që as vet ai nuk e kishte pritur.

Në konferencën për media pas ndeshjes, Graniti foli rreth vërshëllimave.

“E njoh këtë popull, është shumë emocional,” shpjegoi Xhaka pas ndeshjes në konferencën për shtyp. Me fishkëllimat ai mund të jetojë: “Kjo është në rregull për mua.”

Duke iu referuar qartësisht një periudhe të vështirë të kaluar te Arsenali, ai shtoi: “Kam qenë i fishkëllyer edhe nga 60 mijë njerëz dhe jam ngritur përsëri.”

Sipas lojtarit të Sunderland-it, ndeshja ka qenë emocionale jo vetëm për të, por për gjithë ekipin.

“E dinim që ishim me një këmbë të kualifikuar dhe se nuk duhej të lejonim gjëra të pamenduara, si për shembull ndonjë karton të kuq të hershëm,” tregoi Xhaka dhe u gëzua për suksesin e skuadrës së tij.

Granit Xhaka

Më shumë nga Sport

  • 22:50Infantino në qendër të stuhisë: Fifa akuzon Uefa-n për sulm mediatik
  • 22:35Kosova pranon flamurin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
  • 22:25Korenica nënshkruan me ish-kampionët e Evropës
  • 21:21Zyrtare/ Martinelli nis aventurën e re në Arabinë Saudite, firmos me Al-Hilal
  • 21:20Barcola bashkohet me Liverpoolin para sfidës ndaj Ipswichit