Ka përfunduar me rezultat 2:2 ndeshja mes Dritës dhe Inter Escaldes, e vlefshme për play-offin e Ligës së Konferencës.
Gjilanasit e nisën shumë mirë takimin, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e katërt përmes Salihut.
Inter Escaldes reagoi në minutën e 13-të, kur Berlanga barazoi rezultatin në 1:1.
Drita riktheu epërsinë në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 42-të, Blerim Krasniqi realizoi për 2:1.
Megjithatë, mysafirët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 56-të David Lopez shënoi për 2:2.
Deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2:2, duke e lënë gjithçka të hapur për përballjen e kthimit..