Mesfushori kuqezi, Drilon Islami, ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Shkëndijës së Haraçinës, duke thyer klavikulën e krahut të djathtë.
Lëndimi erdhi pas një përplasjeje në fushë, pas së cilës Islami u detyrua ta ndërpresë ndeshjen dhe të transportohet me ambulancë drejt spitalit. Ekzaminimet mjekësore konfirmuan thyerjen e klavikulës, në pjesën e sipërme të shpatullës.
