Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Drenica shkëlqen në Championsin e futsallit, 11:1

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 17:44
Drenica shkëlqen në Championsin e futsallit, 11:1

Drenica ka shkëlqyer edhe në ndeshjen e dytë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve në futsall, përkatësisht në futboll të sallës.

Kampionia e Kosovës të mërkurën pasdite në Budapest fitoi thellë, 11:1, ndaj kampiones së San Marinos, Murata.

Për skuadrën kuqezi ishte ndeshja e dytë në raundin preliminar të Championsit. Dhe fitorja e dytë me rezultat të thellë po ashtu. Të martën Drenica fitoi 6:0 ndaj kampiones së Turqisë, Sakarya.

Ndaj Muratas, skuadra kosovare ishte e pakonkurrencë.

Që në minutën e shtatë, Mërgim Dervishaj e realizoi golin e parë. Ai e përfundoi ndeshjen me dy gola. Nga dy gola i realizuan edhe Drilon Haxhijaj e Diar Deliu. Nga një në fitoren e thellë e shtuan Jakup Ramadani, Lirigzon Xhinovci, Sebastian Sanchez e Visar Aliu. Po ashtu Murata e kishte një autogol.

Të premten nga ora 18:00, Drenica luan me Ujpeshtin nikoqir. Dhe fituesi do të kalojë në “Main Round” të Championsit. Vetëm fituesi i grupit në raundin preliminar avancon tutje.

Drenica për herë të parë po paraqitet në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Kampanjën evropiane e ka nisur me dy fitore të thella.


drenicashkëlqenchampionsin

Më shumë nga Sport

  • 20:01Veç barazim pas pjesës së parë për Dritën
  • 19:05Shorti i Ligës së Kampionëve, më kë do të luajnë gjigantët evropian
  • 19:02Muriqi pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve: Nuk mund të ëndërroja për diçka më të bukur
  • 19:01Rikthimi në Champions Lague, me kë do të përballet Manchester United
  • 18:58Arsenali me kundërshtarë shumë të fortë, përballet me Real Madrid e Bayern Munich