Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi dueli final u ndërpre pas lëndimit të kundërshtares së saj, Kristina Kuluhova.
Boksierja kosovare e nisi duelin në mënyrë të qetë dhe të kontrolluar, duke pasur goditje të sakta, sidomos në kokë. Sadiku pati epërsi në raundin e parë, ndërsa më pas ndeshja u ndërpre pasi Kuluhova pësoi lëndim në arkadë.
Pas vendimit për ndërprerjen e meçit, Donjeta Sadiku u shpall fituese dhe siguroi medaljen e artë për Kosovën, e para në këto lojëra mesdhetare.






