Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Dinamo bie nga froni, Prishtina e Re merr kreun, Liria i vihet pas – Rezultatet dhe tabela pas xhiros së 10-të në Ligën e Parë

GD
Gazeta Demos18 tetor 2026 në 16:38
Dinamo bie nga froni, Prishtina e Re merr kreun, Liria i vihet pas – Rezultatet dhe tabela pas xhiros së 10-të në Ligën e Parë

Ka përfunduar java e 10-të në Raiffeisen Ligën e Parë të Kosovës, ku nuk kanë munguar rezultatet interesante dhe ndryshimet në renditjen tabelare.

Rezultatin më të thellë të kësaj jave e regjistroi Ferizaj, që triumfoi me rezultat 4-1 ndaj Dinamos, duke marrë tri pikë të rëndësishme në garën për pozitat e kreut, dhe duke i rrëzuar nga froni rivalin lokal

Ndërkohë, Prishtina e Re fitoi si mysafire ndaj Kikës me rezultat 1-0 dhe pas gabimit të Dinamos, kryeqytetasit marrin kreun.

Fitore të vlefshme shënoi edhe Liria, e cila mposhti Trepçën me rezultat minimal 1-0.

Suhareka ishte bindëse në përballjen me Tefik Çangën, duke triumfuar 3-0, ndërsa 2 Korriku e mposhti Istogun me rezultat 1-0.

Tri ndeshje të tjera përfunduan në barazim. Lepenci dhe Besa Peja ndanë pikët pas rezultatit 2-2, ndërsa Ramiz Sadiku dhe Vjosa barazuan 1-1, rezultat ky që u përsërit edhe në duelin mes Rilindjes 1974 dhe Vëllaznimit.

Në ndeshjen mes Mitrovicës dhe Trepçës ’89 nuk pati gola, me të dyja skuadrat që u desh të kënaqeshin me nga një pikë.

Sa i përket renditjes tabelare, Prishtina e Re tashmë wshtw lidere e re me 21 pikë nga 10 ndeshje të zhvilluara. Pas saj renditet Liria me 20 pikë, por me një ndeshje më pak, ndërsa Dinamo mban vendin e tretë me 19 pikë.

Në pozitën e katërt gjendet Rilindja 1974 me 18 pikë, e ndjekur nga Trepça ’89 me 17 pikë. Suhareka dhe Ferizaj kanë nga 16 pikë, ndërsa 2 Korriku renditet i teti me 15 pikë.

Në pjesën e poshtme të tabelës, Mitrovica ka pesë pikë, ndërsa Tefik Çanga mbetet në pozitën e fundit me vetëm tri pikë pas 10 ndeshjeve të zhvilluara.

pikëprishtinaliria

Të ngjashme

Prishtina e pandalshme, e mposht edhe Ballkanin

Prishtina e pandalshme, e mposht edhe Ballkanin

16:14
Sigal Prishtina e njofton Bashkimin me humbjen e parë për këtë sezon

Sigal Prishtina e njofton Bashkimin me humbjen e parë për këtë sezon

21:02

Më shumë nga Sport

  • 20:12S’ndryshon as në pjesë të dytë, ndahen në paqe Dukagjini me Drenicën
  • 19:59Nga Norvegjia në Mitrovicë, Kevin Hansvoll luan falas për Trepçën për ta ndjekur ëndrrën e tij
  • 19:29Merret vendimi, ja sa do të pezullohet Ronaldo nga Portugalia
  • 19:07Plani i Izraelit për ndeshjen në Prishtinë
  • 19:03Barazim në pjesën e parë mes Dukagjinit dhe Drenicës