Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se biletat për ndeshjen Kosovë – Slloveni janë në shitje tani.

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë luhet me 10 tetor në Prishtinë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Çmimi i biletave mbetet i njëjtë si duelin e kaluar, më e lira 10 euro, e më e shtrenjta 100 euro.Ja njoftimi:

“📢BILETAT NË SHITJE KOSOVË🇽🇰🆚🇸🇮SLLOVENI 🗓️10 TETOR 2025 ⏰20:45 🏟️“Fadil Vokrri”, Prishtinë 🎟️mund t’i blini në: 🔗 https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do ℹ️Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 10 euro Lindje 20 euro Perëndim 30 euro VIP 100 euro”, shkruhet në postim.