Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Cristian Shpendi drejt largimit nga Cesena, sulmuesi i Kombëtares shihet si zëvendësues i Jamie Vardyt

GD
Gazeta Demos27 gusht 2026 në 22:49
Cristian Shpendi drejt largimit nga Cesena, sulmuesi i Kombëtares shihet si zëvendësues i Jamie Vardyt

Cristian Shpendi është shumë pranë një transferimi të rëndësishëm në Itali, teksa Cremonese ka arritur marrëveshjen me Cesena-n për transferimin e sulmuesit shqiptar.

Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e Shpendit, me marrëveshjen që raportohet të jetë rreth 4 milionë euro.

Cremonese po ndërton një skuadër ambicioze, me objektivin e qartë për të rikthyer ekipin në Serie A, dhe për repartin ofensiv ka zgjedhur pikërisht sulmuesin shqiptar.

Transferimi merr një tjetër kuptim për shkak të largimit të Jamie Vardy-t. Sulmuesi anglez ishte pjesë e Cremonese-s sezonin e kaluar, por tashmë klubi italian është në kërkim të një zëvendësuesi për eksperiencën dhe golat e lënë pas nga ish-ylli i Leicester City-t.

Dhe zgjedhja e Cremonese-s ka rënë mbi Cristian Shpendin.

Sulmuesi shqiptar shihet si një investim për të ardhmen, por edhe si një lojtar që mund të japë menjëherë kontribut në objektivin e klubit për t’u rikthyer në elitën e futbollit italian.

Shpendi ka spikatur me paraqitjet e tij te Cesena, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve, por Cremonese duket se ka bërë lëvizjen vendimtare për ta siguruar shërbimin e tij.

cristianshpendisulmuesi

Më shumë nga Sport

  • 23:04Reali, mbret i romakëve
  • 23:02City mposhtet në shtëpi nga kampioni i Evropës
  • 21:45PSG-ja po e “shkel” Cityn, shënohet edhe goli i tretë
  • 21:31PSG me dy gola të shpejt në “Etihad”
  • 20:06Seferi në top-formë, shënon gol për Kayserisporin në Turqi