Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Botërori 2030: FIFA do të inspektojë stadiumet e eventit në Spanjë

GD
Gazeta Demos9 mars 2026 në 10:07
Botërori 2030: FIFA do të inspektojë stadiumet e eventit në Spanjë

Një delegacion i FIFA do të udhëtojë drejt Spanjës këtë të hënë ku do të qëndrojë gjatë javës për të inspektuar bashkë me drejtues të Federatës Spanjolle të Futbollit stadiumet e Botërorit 2030 që Spanja do të organizojë së bashku me Portugalinë dhe Marokun.

Sipas qeverisë së futbollit spanjoll, delegacioni i punës do të zhvillojë takime me përfaqësues të qeverisë së Spanjës, klubet dhe qytetet kandidate për të pritur ndeshjet e kompeticionit. Inspektimi bëhet me synimin për të parë përgatitjet për evenimentin madhor. Procesi i përzgjedhjes që qyteteve është ende i hapur dhe vendimin përfundimtar do ta marrë FIFA

Në kandidaturën e Spanjës që e ka prezantuar te qeveria e futbollit botëror janë stadiumet; Anoeta (San Sebastián), Camp Nou (Barcelona), Gran Canaria (Las Palmas), La Cartuja (Sevilla), La Rosaleda (Málaga), Metropolitano (Madrid), Nueva Romareda (Zaragoza), RCDE Stadium (Barcelona), Riazor (A Coruña), San Mamés (Bilbao) dhe Santiago Bernabéu (Madrid). Rosaleda hoqi dorë formalisht në 2025 pasi nuk mund të përfundonte ristrukturimin në kohë, shkruan TCH.

Delegacioni i FIFA, pas Spanjës do të vizitojë edhe vendet e tjera organizatore të Botërorit 2030, Portugalinë dhe Marokun. Botërori 2030 do të luhet në Spanjë, Portugali dhe Marok, por ndeshjet e para do të luhen në Paraguaj, Argjentinë dhe Urugaj si një homazh për 100 vjetorin e edicionit të parë të Kupës së Botës që u luajt në 1930 në Montevideo.

Më shumë nga Sport

  • 20:32Flick flet për transferet e mundshme te Barcelona
  • 20:08Mbi 5 milionë euro, kjo është kontrata që Mirlind Daku e nënshkroi me Spartakun e Moskës
  • 22:26Portieri shqiptar zhgënjen në dy ndeshjet e para në Superligën e Zvicrës
  • 19:30Vrioni debuton me dy gola në Bundesliga të Austrisë
  • 18:12Nuk kishte lojtarë të mjaftueshëm, Preston North anulon miqësoren ndaj Barcelonës