Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Bellingham sqaron debatin me Messin: “Ishte privilegj të luaja përballë tij”

GD
Gazeta Demos16 korrik 2026 në 09:38
Bellingham sqaron debatin me Messin: “Ishte privilegj të luaja përballë tij”

Jude Bellingham ka reaguar pas debatit të momentit me Lionel Messin gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës, duke bërë të qartë se mes dy futbollistëve nuk pati asnjë konflikt.

Mesfushori i Anglisë dhe ylli i Real Madridit pati disa përplasje verbale me Messin gjatë sfidës ndaj Argjentinës, duke ngjallur shumë diskutime te tifozët dhe mediat rreth asaj se çfarë ishte thënë mes dy kapitenëve të skuadrave.

Pas përfundimit të ndeshjes, Bellingham minimizoi situatën dhe zbuloi se biseda mes tyre ishte thjesht pjesë e lojës.

“Me Messin nuk kishte asnjë problem. Po diskutonim për një aksion dhe për një gjuajtje të vështirë. Nuk kishte asgjë negative”, deklaroi Bellingham.

Ylli anglez shtoi se beson që momenti do të ekzagjerohet nga publiku, por për të përballja me një futbollist të nivelit të Messit ishte një përvojë e veçantë.

“Jam i sigurt se shumë njerëz do ta bëjnë më të madhe seç ishte, por për mua ishte një privilegj të përballesha me Leon”, u shpreh ai.

Bellingham vlerësoi gjithashtu paraqitjen e Messit në këtë Botëror, duke e cilësuar si një futbollist të jashtëzakonshëm dhe duke i uruar sukses në finalen e turneut.

“Kur luan kundër Lionel Messit, është diçka e pabesueshme. Kupa e Botës që ai po zhvillon ka qenë fantastike. I uroj fat në finale”, përfundoi mesfushori anglez.

Më shumë nga Sport

  • 21:50Arteta e jep lajmin e gëzueshëm për tifozët e Arsenalit, pritet edhe një nënshkrim i ri pas Brunos
  • 16:56Nuk pati zgjidhje tjetër, portieri brazilian detyrohet të bëjë pritje me kokë
  • 16:52Sulmues milionësh që s’e kishte parë golin që një kohë të gjatë, sot shënoi dy në miqësore
  • 16:38Barcelona merr vendim për të ardhmen e yllit të ekipit
  • 12:40FIFA del zyrtarisht në mbrojte të Infantinos