Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Befasi/ Kristjan Asllani mund t’i bashkojë forcat me mesfushorin kosovar

GD
Gazeta Demos20 janar 2026 në 15:58
Befasi/ Kristjan Asllani mund t’i bashkojë forcat me mesfushorin kosovar

Sipas raportimit të gazetës turke “Sabah”, emri i ri që ka hyrë në agjendën e Beshiktashit është mesfushori shqiptar Kristjan Asllani, i cili luan si i huazuar te Torino, ndërsa kartoni i tij është në pronësi të Interit.

23-vjeçari nuk ka gjetur ambientin e duhur te Torino dhe ka nisur kërkimin për një klub të ri. Përveç Beshiktashit, interesim për futbollistin kanë shfaqur edhe Genoa dhe Girona.

Në lajm thuhet se drejtuesit bardhezinj kanë marrë informacion mbi kushtet financiare të Asllanit dhe se ai është i hapur dhe e sheh me pozitivitet transferimin te klubi turk.

Kristjan Asllani, i dalë nga akademia e Empolit, u transferua tek Interi fillimisht si i huazuar në vitin 2022 dhe një vit më pas u ble përfundimisht për 15.7 milionë euro.

Me skuadrën nga Milano, Asllani ka zhvilluar 99 ndeshje, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 5 asistime. Ndërsa këtë sezon me fanellën e Torinos ka luajtur 16 ndeshje, pa dhënë kontribut në gola.

futboll

Më shumë nga Sport

  • 23:35Befason Liverpooli, e merr yllin e Barcelonës
  • 23:30Arsenali dhe Man Utd në luftë të madhe për transferimin e yllit të Interit
  • 21:06Dështon transferimi i Asllanit te Leipzigu
  • 19:48Shqipja kosovare e bën “llugë” Moskën e Rusinë, ‘vajtojnë’ mediat serbe për transferimin 11-milionësh të Dakut
  • 19:13Manchester City po mendon për të gjetur pasardhësin e Rodrit, interesohet për yllin e Premierligës