Joshua Kimmich nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Bayern Munichut për ndeshjen e sotme ndaj Arsenalit, për shkak të një vdekjeje në familjen e tij të ngushtë.
Lajmin e ka konfirmuar klubi bavarez përmes një njoftimi zyrtar, duke kërkuar respektimin e privatësisë së futbollistit dhe familjes së tij në këtë moment të vështirë.




