FC Ballkani ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Arben Nikprelaj, i cili transferohet nga Deçiçi i Tuzit.

Futbollisti 21-vjeçar, me gjatësi 1.94 metra, vjen për të forcuar repartin defensiv të skuadrës, duke sjellë siguri në lojën ajrore dhe forcë fizike.

Klubi portokalli i ka uruar mirëseardhje Nikprelajt dhe i dëshiron shumë suksese me fanellën e Ballkanit në sfidat e ardhshme.