Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Asllani në radarin e tri klubeve të mëdha evropiane

GD
Gazeta Demos12 gusht 2026 në 11:42
Asllani në radarin e tri klubeve të mëdha evropiane

Fisnik Asllani ishte marrë vesh për çdo detaj me Leipzigun, por transferimi i tij ka dështuar pas problemeve të evidentuara gjatë kontrolleve mjekësore.

Sulmuesi 24-vjeçar i Hoffenheimit nuk do të transferohet te Leipzigu, pasi rezultatet e ekzaminimeve mjekësore bënë që marrëveshja të ndërpritej.

Marrëveshja parashikonte një investim prej 25 milionë eurosh, shumë që mund të shkonte deri në 30 milionë euro me bonuse, si dhe një kontratë deri në vitin 2031. Tashmë, marrëveshja është anuluar, duke rikthyer në skenë klubet e interesuara për përfaqësuesin kosovar.

Hoffenheimi i ka dalë në krah futbollistit, të cilin e ka në dispozicion dhe nuk pritet ta lejojë largimin e tij për një shumë më të ulët se 25 milionë eurot që kishte ofruar Leipzigu.

Në garë për sulmuesin shtatlartë janë Barcelona, Borussia Dortmundi dhe Tottenhami.

Gjiganti katalanas e ka ndjekur Asllanin gjatë gjithë afatit kalimtar të verës.

Interesimi i “Blaugranëve” ishte i lidhur edhe me operacione të tjera për përforcimin e repartit ofensiv, por tani Asllani është rikthyer në tavolinë pas prishjes së marrëveshjes me Leipzigun.

Barcelona ka mbetur pa sulmuesin Robert Lewandowski, i cili përfundoi në ligën MLS, ndërsa edhe Ferran Torres pritet të transferohet në Paris Saint-Germain.

Për këtë arsye, kampionët e Spanjës kanë nevojë për një sulmues qendre dhe Asllani shihet si një prej opsioneve për këtë repart.

Lidhja mes Asllanit dhe Barcelonës nuk është diçka e re. Sulmuesi kosovar e ka shfaqur publikisht admirimin e tij për klubin katalanas dhe në muajin qershor kishte publikuar fotografi të lidhura me fëmijërinë e tij dhe Barcelonën, në një periudhë kur po negocionte me Borussia Dortmundin.

Borussia Dortmundi vazhdon ta monitorojë futbollistin. Gjermanët e kishin identifikuar Asllanin si alternativë për repartin ofensiv në rast të ndryshimeve në skuadër.

Ndërkohë, sipas mediave angleze, situata e re mund t’i japë edhe Tottenhamit shpresë për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të Hoffenheimit.

Klubi londinez e kishte ndjekur më herët Asllanin dhe tani, pas dështimit të marrëveshjes me Leipzigun, mund ta rishqyrtojë mundësinë për të bërë një lëvizje konkrete për të.

Asllani e përfundoi sezonin e kaluar me 11 gola dhe 8 asistime në 35 ndeshje.

Vlera e kartonit të Fisnik Asllanit në faqen e specializuar Transfermarkt është 35 milionë euro, ndërsa ai ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2029.

Asllani njëherësh është futbollisti më i shtrenjtë dhe më i vlerësuar shqiptar i momentit

asllaniradarinklubeve

Më shumë nga Sport

  • 09:55Xavi Hernandez emërohet trajner i Holandës me një kontratë katërvjeçare
  • 22:39Amir Rrahmani shënon gol të mrekullueshëm nga distanca
  • 21:58Juventusi arrin marrëveshje me yllin e Serie A-së
  • 21:05Paul Pogba drejt largimit nga Monaco, e ardhmja e tij mbetet në pikëpyetje
  • 20:19PSG e blen për 35 milionë, por Suzuki mund të përfundojë te Juventusi