Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu do ta dekorojë të mërkurën përmes një ceremonie solemne presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
Ceremonia do të mbahet nesër nga ora 13:00 në Hotel Emerald, Prishtinë.
E ndërkohë sot kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmes një postimi në rrjetet sociale e ka falënderuar presidenten Osmani për vleresimin që do t’ia bëjë numrit një të futbollit botëror.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Ademit, ne emër të FFK-së dhe të komunitetit të futbollit kosovar në përgjithësi.
“E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia Juaj, Vjosa Osmani,
Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, të komunitetit të futbollit dhe të gjithë dashamirëve të këtij sporti, dëshiroj të ju shpreh mirënjohjen më të thellë për vlerësimin dhe nderin që do t’i bëni Presidentit të FIFA-s, mikut të madh të Kosovës, Gianni Infantino, me dekorimin e tij gjatë vizitës së tij të dytë në Kosovë, të mërkurën.
Ky akt i lartë institucional është një dëshmi e respektit që Republika e Kosovës ka për rolin dhe kontributin e z. Infantino si President i FIFA-s, për zhvillimin e futbollit tonë dhe afirmimin e vendit në arenën ndërkombëtare.
