Aeroplani privat i futbollistit portugez Cristiano Ronaldo, me vlerë 70 milionë euro, u nis nga Arabia Saudite në mes të natës, një shenjë se superylli mund të jetë larguar mes përshkallëzimit të konfliktit.
Riadi, ku jeton Ronaldo me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe pesë fëmijët e tij, është goditur nga bombat iraniane ndërsa luftimet hyjnë në ditën e katërt. Ambasada amerikane në kryeqytetin e Arabisë Saudite u godit nga dy dronë gjatë natës, dhe media shtetërore iraniane pretendon se ndërtesa e komandës në Bahrejnit është shkatërruar gjithashtu.
Shtetasit e huaj po largohen nga Lindja e Mesme në masë dhe detajet e avionit të Ronaldos që udhëtoi për në Madrid kanë dalë në internet. Gjurmimi i fluturimit tregon se avioni Bombardier Global Express bëri udhëtimin gati shtatë orësh për në kryeqytetin spanjoll.
Aeroplani luksoz privat u nis në orën 20:00 dhe mbërriti pothuajse në orën 01:00 të mëngjesit. Flightradar24 tregon rrugën që përshkoi avioni i Ronaldos mbi Egjipt dhe Mesdhe para se të ulej në Spanjë.
