Lajme

Sot do të testohet sistemi i alarmit i TC “Kosova B”, Komuna e Obiliqit del me njoftim

Komuna e Obiliqit ka njoftuar se sot, nga ora 11:00 deri në 13:00 në Termocentralin “Kosova B” do të realizohen testime teknike të sistemit të alarmit.

Sipas njoftimit, gjatë këtij intervali do të dëgjohen alarme paralajmëruese, të cilat janë vetëm pjesë e testimeve dhe nuk paraqesin rrezik apo arsye për shqetësim.

“Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe të mos krijojnë panik.” – thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button