Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “S’më intereson çka tha ajo” – Trump kundërshton shefen e inteligjencës për kapacitetet bërthamore të Iranit

    17/06/2025 13:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Presidenti amerikan Donald Trump kundërshtoi drejtoreshën e tij të inteligjencës kombëtare, Tulsi Gabbard, për nivelin e zhvillimit të kapaciteteve bërthamore të Iranit dhe tha se Irani ishte në prag të sigurimit të një arme bërthamore kur Izraeli ndërmori goditjen ditët e fundit, raporton CNN.

    I pyetur se çfarë mendonte personalisht për sa afër ishte Irani për ta siguruar një armë bërthamore, duke pasur parasysh dëshminë e Gabbard disa muaj më parë, Trump u tha gazetarëve në Air Force One: “Shumë afër”.

    Kur u ngacmua mbi dëshminë specifike të Gabbard se Irani nuk ishte afër, Trump tha: “Nuk më intereson çfarë tha ajo. Mendoj se ata ishin shumë afër që ta kishin”.

    Gabbard dëshmoi në mars se komuniteti i inteligjencës “vazhdon të vlerësojë se Irani nuk po ndërton një armë bërthamore dhe se udhëheqësi suprem Khamenei nuk ka autorizuar një program armësh bërthamore që e pezulloi në vitin 2003”.

    Siç raportoi së fundmi CNN, vlerësimet e inteligjencës amerikane kishin arritur në përfundimin se jo vetëm që Irani nuk ishte duke ndjekur aktivisht një armë bërthamore, por se do t’i duheshin deri në tre vjet për të qenë në gjendje ta prodhonte dhe ta dorëzonte një të tillë në një objektiv të zgjedhur prej tij, sipas katër personave të njohur me vlerësimin.

    Por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është në një linjë me Trump dhe ka argumentuar në mënyrë të përsëritur se Irani ishte në prag të sigurimit të një arme bërthamore.

    I pyetur të dielën e kaluar në një intervistë nëse kishte ndodhur ndonjë ndryshim nga fundi i marsit deri këtë javë dhe nëse inteligjenca amerikane kishte gabuar, Netanyahu tha: “Inteligjenca që morëm dhe që ndamë me Shtetet e Bashkuara ishte absolutisht e qartë, ishte absolutisht e qartë se ata po punonin, me një plan sekret për ta armatosur uraniumin”.

    “Ata po përparonin shumë shpejt”.

    Artikuj të ngjashëm

    Dështimi i 33’të në Kuvend, Kushtetuesja thotë se po i “shqyrton të gjitha aspektet e çështjes”: Njoftojmë me kohë

    KFOR-i italian patrullon në vijën kufitare

    Trump nuk ka dhënë shenja se do të përfshihet në konfilktin Izrael-Iran, thotë Starmer

    Të Fundit

    Dështimi i 33’të në Kuvend, Kushtetuesja thotë se po i “shqyrton të gjitha aspektet e çështjes”: Njoftojmë me kohë

    KFOR-i italian patrullon në vijën kufitare

    Trump nuk ka dhënë shenja se do të përfshihet në konfilktin Izrael-Iran, thotë Starmer

    Digjen mbi tre hektarë pisha në parkun e Sllatinës, shkak pakujdesia e një qytetari

    Hamiti: VV po sundon në kundërshtim me ligjet dhe me Kushtetutën e Kosovës, në kundërshtim me rendin demokratik

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.