S’ka qetësi nga vërshimet: Vërshohen disa fshatra të Lipjanit pas reshjeve të mbrëmshme
Reshjet e dendura të shiut kanë mbizotruar mbi vend tash e disa ditë, teksa nuk munguan as reshjet e borës. Sasia e madhe e ujit në vend, ka shkaktuar vërshime në disa fshatra e qytete të Kosovës, raporton GazetaDemos.
Teksa, Agjencia e Menaxhimit Emergjent dje njoftoi se situata e vërshimeve në nivel vendi paraqitet kryesisht e qetë, pas ndërprerjes së reshjeve intensive të shiut dhe kalimit gradual në reshje bore, një situtatë e tillë nuk ndodhi edhe në Lipjan.
Krejt kjo pasi reshjet e shiut u rikthyen dje gjatë mbrëmjes, teksa nuk pushuan për disa orë.
Me këtë rast, siç raportojnë mediat lokale, dy fshatra të këtij qyteti janë vërshuar nga uji.
Bëhet fjalë për fshatin Babush e Konjuh, ku sipas këtyre pamjeve, uji ka shkaktuar edhe dëme materiale.