Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Sitatua e sigurisë e ajo politike, çka deklaroi dje për vendin e para e shtetit, Vjosa Osmani?

    18/07/2025 07:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje ka reaguar ndaj deklaratave të Richard Grenell, i cili e akuzoi për manipulim lidhur me paralajmërimet për një sulm të mundshëm të Serbisë ndaj Kosovës.

    Në një konferencë për media, Osmani tha se institucionet e Kosovës kanë pasur informacione të qarta që nga fundi i muajit maj për veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën.

    “Në të gjitha takimet kemi folur për zhvillimet në fushën e sigurisë. Gjatë vizitës time në Amerikë kam deklaruar se Amerika ka pasur qëllim dhe ka ende të destabilizojë situatën. Ky vlerësim është bërë mbi bazën e informatave të vazhdueshme që ne marrim nga institucionet e sigurisë. Në fund të muajit maj kemi marrë informacione specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën,” tha Osmani.

    Presidentja shtoi se institucionet e sigurisë kanë marrë masa për mbrojtjen e vendit dhe se këto informacione janë ndarë me aleatët ndërkombëtarë me qëllim që të parandalohet përshkallëzimi me Serbinë.

    “Kam pasur takime me institucionet e sigurisë, jemi siguruar se të gjitha institucionet kanë mobilizim për mbrojtjen e vendit. Kam ndarë këto informata me aleatët për të ndalur përshkallëzimin me Serbinë,” shtoi ajo.

    Osmani theksoi se Serbia po përdor propagandë për të mohuar qëllimet e saj destabilizuese:

    “Gënjeshtrat e Serbisë se nuk marrin hapa destabilizues janë propagandistike. I siguroj qytetarët se nuk ka arsye as për shqetësim e as për panik se institucionet tona janë në krye të detyrës. Kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme, megjithatë institucionet tona kanë gjithçka nën kontroll. Siç e dini që nga Banjska, edhe institucionet tona të sigurisë kanë rritur prezencën për parandalimin e tyre, edhe KFOR-i e ka rritur prezencën.”

    Presidentja iu referua edhe paralajmërimeve të mëhershme të ministrit Maqedonci për situatën në kufi.

    “Për ata që thonë se kinse qytetarët nuk kanë qenë të informuar për tendencat e vazhueshme destabilizuese, kjo është njoftuar me dhjetëra komunikata, e është përmendur në deklarata të tjera. Në fund të majit ministri Maqedonci kishte folur publikisht për këto tendenca destabilizuese, përfshirë afrimin e Ushtrisë së Serbisë afër kufirit me Kosovën. Ai u sulmua ashpër, e tash të njëjtit dalin e thonë pse nuk na keni njoftuar. Ka pasur informata që kemi ndarë me publikun. Megjithatë, për shkak se shumë prej këtyre informatave janë të klasifikuara, iu lus për mirëkuptim,” tha ajo.

    Në anën tjetër, ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kishte reaguar ashpër më parë ndaj deklaratave të Osmanit. Përmes një postimi në platformën X, ai e akuzoi presidenten për manipulim:

    “Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump,” – shkroi Grenell.

    Ai theksoi se presidenti Trump kishte kontribuar në arritjen e Marrëveshjes së Uashingtonit, ndërsa pretendimet e Osmanit për ndonjë informacion të ri i quajti “absurde”.

    “Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit nga Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.
    Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde.”

    Osmani, bëri të ditur dje se nëse nuk do të ketë zgjidhje për bllokadën politike deri në këtë fundjavë, në fillim të javës së ardhshme do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për çështjen e afatit 30 ditor.

    “Unë jam e bindur që nëse ky afat s’respektohet duhet të ketë pasoja juridike. A nënkupton kjo që secili Kuvend pas 26 korrikut është kundërshtues, a nënkupton kjo se një Kuvend jokushtetues s’mund të zgjedh as qeveri. Sepse nëse vazhdohet edhe pas 26 korrikut, atëherë për çfarë arsye është vendosur ai afat,” ka thënë Osmani.

    Presidentja po ashtu ka theksuar se roli i saj nuk është të negociojë koalicionet, pasi Kushtetuta nuk ia lejon këtë.

    “Ne vazhdojmë takimet, megjithatë s’është roli i asnjë presidenti të negocioj koalicionet, e Kam të ndaluar me kushtetutë. Kushtetuta s’më lejon që ta shpërndaj Kuvendin në këtë fazë dhe ta çoj vendin në zgjedhje. Kjo mund të ndodh nëse shpërndahet Kuvendi, por kjo ndodh vetëm pas konstituimit. Unë mund t’iu bëj thirrje për dëmin që po i bëhet Kosovës e rrezikun që i kanoset Kosovës,” ka thënë ajo.

    Në fund, Osmani paralajmëroi një hap konkret, nëse gjatë vikendit nuk arrihet marrëveshje mes institucioneve.

    “Nëse gjatë vikendit s’ka marrëveshje me institucione të konstiotutuara, në fillim të javës do t’i drejtohemi Gjykatës.”

    Presidentja Osmani, poashtu dje i është kundërpërgjigjur ish-bashkpartiakut të saj dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, pas kritikave të këtij të fundit për qëndrimin e Presidentes ndaj Marrëveshjes së Washingtonit, duke e quajtur atë si “njeriu më jorelevant për të cilin nuk dua ta humb asnjë sekondë”.

    Artikuj të ngjashëm

    Financimi i mbrojtjes dhe sigurisë së Evropës, Merz pranon akuzat e SHBA-së

    Sot vazhdon seanca gjyqësore për rastin ‘Banjska’

    KEDS me njoftim: Këto janë vendet që do të mbesin pa rrymë sot si rrjedhojë e punimeve

    Të Fundit

    Financimi i mbrojtjes dhe sigurisë së Evropës, Merz pranon akuzat e SHBA-së

    Sitatua e sigurisë e ajo politike, çka deklaroi dje për vendin e para e shtetit, Vjosa Osmani?

    Sot vazhdon seanca gjyqësore për rastin ‘Banjska’

    KEDS me njoftim: Këto janë vendet që do të mbesin pa rrymë sot si rrjedhojë e punimeve

    Parashikimi i motit për sot, temperaturat maksimale deri në 26 gradë Celsius

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.