Ali Sefaj, sindikalist i administratës qendrore, ka reaguar pas debateve për fekondim të asistuar mjekësor, debat që u ndez pas deklaratave të Saranda Bogujevcit.
Sipas tij, sperma mund të vie nga serbët, sepse njerëzit e moralshëm tek shqiptarët donator nuk bëhen. Në fakt, kjo gjuhë është paragjykuese dhe ofenduese ndaj njerëzve që zgjedhin të jenë donator të spermës për fertilizim të asistuar mjekësor.
“Sperma për fekomdim artificial, mund të vjen prej serbëve, grekve, maqedonëve dhe malazezëve. Nuk po flas për alkoholista kronik dhe narkoman, sepse njerëzit e moralshem tek shqiptaret donator nuk bëhen”, shkroi ai.