Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Guri i LDK-së, Deharit: E gjithë Kosova e kupton Kushtetutën njëjtë, vetëm VV-ja ndryshe

    06/07/2025 20:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka komentuar reagimin e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari i cili insistoi se votimi në seancën konstituive mund të jetë i fshehtë.

    Guri tha për klankosova.tv, se e gjithë Kosova e ka kuptuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese njëjtë dhe sipas tij, vetëm 48 deputetët e VV-së e kanë kuptuar atë ndryshe.

    “E gjithë Kosova duke përfshirë edhe 52 organizata të shoqërisë civile që merren me drejtësi e politikë e kanë kuptuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese njëjtë, vetëm 48 deputetët e VV-së e kanë kuptuar ndryshe”, u shpreh ai.

    Duket u thirrur në atë që thotë Gjykata tek pjesa për “praktikat e deritanishme”për konstituimin e Kuvendit, Guri për Klankosova.tv tha se në asnjë praktikë të deritanishme nuk ka pasur votim të fshehtë.

    “187. Rrjedhimisht, Gjykata marrë për bazë vlerësimin dhe konstatimet si më sipër konsideron që zhvillimi dhe përfundimi i Seancës Konstituive duhet të udhëhiqet në pajtim me përcaktimet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, Kreun IV (Konstituimi i Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit dhe praktikat e deritanishme parlamentare për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

    “Pra, e thekon qartë e shqip “praktikat e deritanishme” për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. E në asnjë praktikë të deritanishme nuk ka pasur votim të fshehtë”, u shpreh tutje Guri

    Artikuj të ngjashëm

    Hoti i reagon ashpër Osmanit: Mashtruesja më e madhe, përgjegjëse për dëmet që po i bëhen Kosovës

    Kica-Xhelili: A po iu duket gjithçka e pakuptimtë? Ky është pikërisht qëllimi i pushtetit të Kurtit

    Avdullah Hoti: Nga janari në maj, Kosova ka importuar 117% më shumë nga Serbia sesa në të njëjtën kohë në vitin 2024

    Të Fundit

    Osmani pret Avokatin e Popullit, flasin për të drejtat e njeriut në Kosovë

    Pse Berlini refuzoi buxhetin bilionësh të Brukselit?

    Hasani e çon në Polici kreun e Këshillit të Etikës së UP-së, e akuzon se falsifikoi procesverbalin ku u mor vendimi për vërejtjen me shkrim

    Skandali në koncertin e Coldplay, Sunny Hill Festival paralajmëron “Kiss Cam”: Kujdes kë merrni me vete

    23 vjeçari shqiptar tenton ta hapë derën emergjente në fluturim, arrestohet pasi aeroplani bëri ulje emergjente

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.