Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Shyqyr Zotit që u dënua, është lehtësim shpirtëror”, rrëfimi i mjekut që e trajtoi gruan e përdhunuar gjatë luftës nga Vukotiqi

    06/07/2021 16:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Themelore në Prishtinë dje dënoi serbin Zoran Vukotiq me 10 vjet burgim për dhunë seksuale ndaj një gruaje shqiptare, gjatë majit të 1999, gjersa në Kosovë po vazhdonte lufta. Shukri Gërxhaliu, mjeku në pension që mblodhi rrëfimet e 134 grave viktima të dhunës seksuale nga ushtarët e policët serbë në Vushtrri, thotë ta ketë lehtësuar shpirtërisht lajmi për dënimin e ish-policit serb.

    Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka treguar se si e mori lajmin e dënimit të Zoran Vukotiqit.

    “Shyqyr Zotit që u dënua. Ka bo krime të mëdha, vrasje, dhunime. Një lehtësim shpirtëror që së paku një u dënua. Kisha pas qef me u dënu edhe të tjerët, sepse 20 mijë gra në Kosovë dhe 134 gra në Vushtrri janë dhunu. Jam pak më i qetë dhe shpresoj që edhe të tjerët të dalin para drejtësisë. Më mirë pak se hiç, më mirë vonë se kurrë”, tha Gërxhaliu të martën për Reporteri.net.

    Gërxhaliu që me profesion është mjek, dëshmoi dy herë në Gjykatë kundër Vukotiqit.

    Së fundmi, ai u paraqit këtë vit në gjykimin që dje Gjykata Themelore e Prishtinës e përfundoi me dënim prej 10 vitesh burgim për ish-policin serb.

    “Kam qenë me dëshmu, edhe këtu si dëshmitar para 2 ose 3 muaj dite si dëshmitar kundër Vukotiqit për këtë gruan. Shkova, dëshmova, askush nuk më dha asnjë vërejtje, as avokati i Vukotiqit, as prokurori e as gjykatësi”, rrëfen Gërxhaliu.

    Tutje, Gërxhaliu tregon se gruaja për të cilën Vukotiq u dënua për përdhunim ishte paciente e saj.

    Gërxhaliu kujtoi se si pas përdhunimit gruaja që atëbotë ishte shtatzënë kishte abortuar.

    “Ai rasti kryesor ka qenë paciente e imja. Pas dhunimit i ka abortu dy djem binjak. Janë të dhunuara edhe motrat e saj. Kemi pas shumë sfida me bind, por kjo u deklarua dhe u bë mirë që u denu. Gratë e dhunuara që kanë fol me mu e m’kanë thënë veç unë e ti e Zoti e dimë, mos ta di kërkush tjetër”, shtoi Gërxhaliu.

    Dje, Gjykata Themelore e Prishtinës dënoi me 10 vjet burgim ish-rezervistin polic serb, Zoran Vukotiq, pasi u faktua se i njëjti gjatë luftës së fundit në territorin e Vushtrrisë përdhunoi një grua shqiptare.

    Kujtojmë që deri më tani, vetëm 959 personave u është njohur statusi i viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës së fundit.

    Artikuj të ngjashëm

    Mjeku që shërbeu në luftë: Kam trajtuar gra të dhunuara, ndërkombëtarët s’bënë mjaftueshëm

    Flet doktori që ruan sekretet e grave të dhunuara në Kosovë, tregon si u dhunuan dy motrat dhe nëna për 24 orë

    “Kemi bërtit, kemi qajtë e qesh”, ky ishte reagimi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës pas dënimit me burgim të Zoran Vukotiq

    Të Fundit

    Tentuan të futen ilegalisht në Kosovë, arrestohen dy shtetas të Nepalit dhe dy shtetas të Bangladeshit

    Çka ndodhi mbrëmë te “Mati 1” ku u godit një punëtor i “Pastrimit”, Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.