sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Kemi bërtit, kemi qajtë e qesh”, ky ishte reagimi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës pas dënimit me burgim të Zoran Vukotiq

    05/07/2021 16:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim, Zoran Vukotiqin, për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht për dhunim seksual ndaj një gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë.

    Lajmin e kanë pritur shumë mirë të gjitha viktimat e dhunës seksuale në vend.

    Shyhrete Tahiri-Sylejmani, viktimë e dhunës seksuale në Kosovë, e cila ka qenë e pranishme në seancën ku u vendos për dënimin Vukotiqit, ka rrëfyer në emisionin Frontal në T7, se si kanë reaguar në ato momente.

    Lot e buzëqeshje e kanë përcjellur atë e viktimën pas marrjes së vendimit për dënimin e Vukotiqit.

    “ Sot kam qenë bashkë me zonjën. Unë e kuptoj gjendjen e saj, e di qysh është ndier. Të gjithë kemi bërtit aq shumë, thash shyqyr që nuk po na sheh askush. Jemi gëzuar shumë, edhe kemi qajtur edhe kemi qeshur edhe kemi festuar”, është shprehur ajo.

    Tahiri-Sylejmani ka deklaruar se sot është fillimi i një epoke të re.

    Ajo ka thënë se sot është ditë historike.

    “Nuk është fundi është fillimi i një epoke të re. Sot është një ditë historike kur ne si të mbijetuara kemi arritur të kemi një drejtësi, e krimineli të jetë në qeli. Kjo datë e sotit do të shënohet”, ka shtuar ajo.

    Ajo ka inkurajuar të gjitha viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që të kërkojnë drejtësi për rastet e tyre.

    Ndërsa, edhe pse ende nuk është vendosur drejtësi për të, ajo ka thënë se asnjëherë nuk do të heqin dorë së kërkuari atë.

    Artikuj të ngjashëm

    “Shyqyr Zotit që u dënua, është lehtësim shpirtëror”, rrëfimi i mjekut që e trajtoi gruan e përdhunuar gjatë luftës nga Vukotiqi

    Krasniqi për dënimin e Zoran Vukotiq: Po ndihna si të ishin dënuar kryesit e veprës time

    ​Osmani mirëpret dënimin e policit serb për krime lufte në Kosovë: Drejtësia e vonuar është e drejtësisë e mohuar

    Të Fundit

    LDK godet Bashkinë e Tiranës për rrugën me emrin e Rugovës: Akt antikombëtar, marrëzi që e tkurr Tiranën

    Trajneri francez i Kosovës dëgjon këngë për Adem Jasharin derisa vozit veturën (VIDEO)

    Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë në mbarë botën

    Nesër nis gjysmëvjetori i dytë për nivelet e arsimit parauniversitar

    Nga AAK kritikojnë Arben Vitinë: Tre herë ministër i Shëndetësisë, por nuk i ka as tre suksese

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.