Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    SHQIPTARËT NË LUFTË PËR SHTET KOMBËTAR NË KATËR VILAJETE

    18/06/2025 16:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkruan: Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

    Të mësohet e kaluara, por më tepër të investohet në ardhmëri.

    -Të shohim sot më larg se dje dhe më afër se nesër!

    Hakif Bajrami më 1992

    1.Historia përcaktohët në proporcion 80 me 20% në favor të faktorit subjektiv.

    Shqiptarët duhet për ta kuptur se masoneria e përcakton fatin e njerëzimit, nga fillimi i shekullit XIX-të e këndej. Së këndejmi, më 1878 në Kongresin e Berlinit e deri më 1919 ishte caktuar korniza e përshtatjës për çdo komb në histori. Formula e tillë gjëndet në Llozanë dhe e ka këtë lexim matematikor: 1+1+1, që do të thot se çdo vend i Ballkanit duhet të mbaj pozicionet- 1. Anti osman; 2. Anti islam; 3.Pro ortodoks. Ky rreshtim do të ndryshojë në Versaj më 1919 dhe do të jetë fiksional deri më 1941 në formulën e re 1+1+1 si: 1. Anti gjerman; 2.Anti Kominternë, 3. Pro Vatikanit. Shqiptarët në asnjerin rreshtim, nuk do të dijnë për t` u adaptuar. Ndërsa, gjatë kohës 1939-1946, “projektuesit e historisë“, do ta determinojnë një formulë filozofike: 2+2+2, gjithnjë për Ballkanin. Kjo formulë lexohet kështu: Dy shtete (Turqia dhe Greqia) me Perendimin (në NATO nga 1949); Dy shtete (Rumunia dhe Bullgaria) me Lindjen në Paktin e Varshavës 1955-1989); Dy shtete neutrale (Jugosllavia dhe Shqipëria më 1948-1992, përkatësisht më 1948 Jugosllavia largohet nga rreshtimi; ndërsa më 1960 de fakto dhe më 1968 de jure nga rreshtimi, largohët Shqipëria.

    Me prishjën e Komunizmit dhe shkatrrimin e Paktit Varshavës janë hapur shansat të tjera për rreshtim gjeostrategjik për Ballanin. Lidhur me këtë, kuptojmë se: 1 është prishur hapësira unike jugosllave;2. Hekurudha Beograd-Tivar që kalon nepër tri shtete të pasigurta (Srbi, Bosnje,Mali i Zi) nuk është me peshë sikurse Lumejtë Rajnë-Danub që lidhin Polin e Veriut me Detin e Zi;3. Limanet e Detitit Adriatik që i takonin Jugosllavisë janë shndërruar me pozicion rrelativ, sepse nga limani e deri te shteti tjetër nuk ka më tepër se 40 deri në 100 kilometra.

    Ndërsa është shfaqur në histori për herë të parë mundësia gjeostrategjike që Hapsira unike shqiptare të faktorizohet për shkak të shtrirjës së popullsisë dhe për shkak të zhvillimit të teknologjisë ushtarake, e mbi të gjitha për pasojë të Luftës së shekullit që e bëri UÇK duke themeluar shtetin e dytë shqiptar, Republikën e Kosovës. Me këtë ndryshim gjeostrategjik limanet e Shqipërisë Bregdetare kanë marrë pozicion gjeostrategjik të dorës parë, sepse nga deti e deri në kufirin ku shtrihën shqiptarët, ku flitët shqip, janë mbi 350 kilometra gjatësi nga seicili lima. Mbi të gjitha Rruga e Kombit: Durrës-Merdar, i dhuron shqiptarisë mundësinë e unisimit ekonomik. Kjo do të thot se më nuk mund të flitët për bashkim kombëtar në kuptimin e Rilindasëve, por duhet të debatohët për një bashkim të shteteve shqiptare në një federatë apo konfederatë të tipit Zvicran, pikërisht i projektuar nga Lozana, ku lulzojnë projeksionet konspirative po edhe faktike që shndërrohën në jurisdiksion në procesin historik.

    2.Si i lexuan diplomacitë evropiane këto mundësi në fillim të shekullit XX-të?

    Evropianët e kuptuan dhe i projektuan rreshtimet përmes agjentëve të tyre se: “shqiptarët janë të piekur për të krijuar shtetin kombëtar në katër vilajetet qysh më 1907. Prandaj, u tha në Lozanë se është momenti më i volitshëm që tua bëjmë të pamundurën që tani. Së këndejmi, qysh në mars të vitit 1910 agjentët rus dhe britanik, kishin ardhur deri te informata se Hasan Prishtina është në lëvizje nepër Kosovë dhe po agjiton nepër Shkup, Prizren, Pejë, Prishtinë dhe Mitrovicë për të përfunduar në Pazarin e Ri, për një shtet shqiptar, “që do ta mban emrin e Vilajetit Kosovës”. Pastaj, Hasan Prishtina me Nexhip Dragën, do të kthehet në Manastir dhe Dibër, ku do të takohët me parinë e Elbasanit. Ideja e tyre është që gjatë prillit 1910 ta vizitojë Janinën dhe Shkodrën, për t u kthyer nepër Selanik në Stamboll, dhe aty në Klubin “Shqiptari”, për ta debatuar tërë projektin kombëtar në prani të Ismail Qemalit, Bedri Pejanit e Mithat Frashërit.(shiqo:DASIPB, “Albanski Odsek” 1910/5/7).

    Se e tërë lufta e Rilindasëve shqiptar ishte për çlirim dhe bashkim kombëtar, vërtetojnë pasojat pozitive të asaj lufte, siç është Lidhja Shqiptare e Prizrenit më 1878; Lidhja Shqiptare e Pejës më 1899 dhe Lidhja Shqiptare e Manastirit më 1908, prej kah doli Kuvendi politik i Ferizajit dhe Kongresi i Alfabetit në Manastir. Në rend të parë, kudo në trojet shqiptare në dekadën e parë të shekullit XX-të themelohën klubët patriotike, të cilat në esencë ishin parti politike, me programe. Lidhur me këtë vërtetohet se më 1909 u themelua Klubi “Shqiptari” në Stamboll, krejt me qëllim që të promovohët emri që duhej për të sherbyer themelimit të shtetit kombëtar, ashtu si mësonin nga Naim e Sami Frashëri, për të propoganduar se shqiptarët nuk janë turqë, as grekë e as latinë. Ky klub, e kishte për detyrë që shqiptarët të organizohën për ta pasur një alfabet, një gjuhë, një shtet dhe një shkollë kombëtare, sepse nevoja e gjuhës së përbashkët e kërkonte atë si “ushqim” shpirtëror. Dhe, pas shumë ngjarjeve në luftë, në politikë dhe diplomaci, më 1912 do të shtrohet nevoja e re për themelimin në Shkup të një Klubi me emrin “Shpëtimi”, ku ishin prezent: Nexhip Draga, Mithat Frashëri, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Salih Gjuka dhe Asim Blyta si proçesmbajtës. Vet shprehjet “Shqiptari” dhe “Shpëtimi”, dëshmojnë emruesin e përbashkët të luftës, dëshmojnë qëllimin sidomos të atyre prijësve shqiptar që u zgjodhën deputet në Parlamentin e Perandorisë osmane më 1908, se kah synohet të organizohet kombi për të qenë i barabartë me kombet tjera. Për ndryshe do të ishim të humbur, ashtu si planifikonin kryeqendrat e shteteve fqinje. Lidhur me këtë fakt, shtrohet pyetja:pse me 1909 duhej të tregohej me vepra, se kush është shqiptar. Ndërsa, më 1912 duhej të tregohej me vepër se kush lufton për “Shpëtim” të kombit. Përgjegja është, sepse ishim të rrezikuar nga Kryqzata Ballkanike.

    Vepra e Ismail Qemalit e krijoi shtetin dhe e ngjalli shpresën se pjesët e mabtura jashtë shtetit një ditë do të bashkohën. Lidhur me këtë, nga dokumentet e kohës, zbulohet se rrezultat i luftës përbashkët në: “pesë vilajetët ishte shpallja e Pavarësisë Shqiprisë Etnike në Vlorë më 28 Nëntor 1912. Së këndejmi, shpallja e Pavarësisë Shqipërisë, do të konstatohet në Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës më 1919 ishte jo një dhuratë, por një krijesë gjeniale e luftës së Plakut me shokë të idealit se: “Shteti erdhi nga lufta e armatosur dhe lufta politiko-diplomatke përmanenete, e palodhëshme e Plalut të urtë dhe vizionar”. Se shqiptarët, nuk e pranonin coptimin e tokave të tyre, treguan kryegritjet pa mbarim, të cilat në proces sollën më 1915 deri te kushtrimi që shpërtheu në Shkodër se: lufta për “Bashkim”, është obligim për seicilin shqiptar, patriot dhe të devotëshëm”, do të konstatojë At Gjergj Fishta.

    1. Kush e luftonte për vdekje shqiptarinë

    Për ta luftuar për brenda dhe për së jashtëmi, kontaktin e parë, diplomacia ruse dhe franceze do ta ketë me serbianë dhe bullgarë më 31 mars 1910 në Bukuresht, ku në rend dite ishte një pyetje:1. Kush janë shqiptarët; 2. çka duan dhe deri në cilin nivel ideja e tyre kombëtare është piekur politikisht për ta bërë shtetin?. Lidhur me këtë, më 28 shkurt 1910, në anën tjetër diplomacia e Forein Ofisit, do ta kontaktojë Ministrinë e Punëve të Jashtëme të Greqisë në Athinë, për ta diskutuar pyetjën:1. “Çka duan paria politike shqiptare e katër (apo 5) vilajeteve”?. Rusët në anën tjetër në Çështjën shqiptare do të inkudrohën në aksion jo në shkallë ansore, por drejtë për drejtë nga Shkupi dhe Prizreni përmes konzujve që ishin: “mishëruar me hallet e popullit kryengritës shqiptar”. Së pari, këta misionarë (agjentë) antishqiptar, Çështjën shqiptare e diskutuan në Sofje më 5 prill 1910. Pastaj e debatuan më 10 prill 1910 në Beograd, duke iu premtuar të dy qeverive ndihma në oficerë me “mision instruktorësh”. Rusët, sidomos në Sofje premtuan: topa dhe ndonjë avion, por pa garancion se do të ua “shesin” edhe pilotët. Ndërsa, instruktorët e mirëmbajtës së avionëve, nuk ishin problem, thonë dokumentet e kohës.(DASIPB, “Albanski Odsek”; “Marambo” F.118-Arhivalije o politiçkim ciljevima arbanasima.).

    Posa u shpik aeroplani (1903), shtetet ballkanike do të nxitën nga Wjena dhe Peterburgu që të orientohët për tua siguruar aeroplanët për ushtritë e tyre, të cilat kishin plane strategjike ofienzive, gjithnjë për ta luftuar gjysëmhënën (Turqinë), dhe për t u përshtatur në diplomacinë europiane të ngadhnjimit të kryqit, ndaj gjysëm hënës. Kjo politikë ishte në harmoni me kishat dhe me politikat kombëtare të: Athinës, Sofjës, Beogradit dhe Cetinës. Me fjalë tjera, në Wjenë ku “vlonte uji diplomatik në akull”, ishte konstatuar se lufta do të zhvillohet kundër shpatës (turkut) me pushkë topa dhe avionë (të Evropës), jo drejtë për derejtë, por përmes satelitëve e që ishin shtetët premtuese të Ballkanit si: Bullgaria, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi, të gjitha të lidhura ngusht me Antantën (Britani, Francë, Rusi), ku çështja e përdorimit të aeroplanit ishte bërë obligim shtetëror ushtrak, madje edhe si atraksion popullor. E vërteta, aeroplanë posedonin edhe shtetët e Boshtit (Gjermania, Itlia dhe Austro Hungaria), por në diplomaci dhe dominim kolonial këto shtete kishin mbetur shumë prapa. Lidhur me këtë,blerja e aeroplanëve nga qeveritë ballkanike, nuk ishte e vështirë, sepse çmimi i aeroplanëve nuk ishte aq edhe të kushtueshëm.Por, problem mbi problemet, ishte bërë shkollimi i pilotëve dhe mirmbajtja e “aparateve fluturuese”.Dhe, për t` u inkorporuar në këtë nivel ushtarak, do të dërgohën pilotë për ushtrime në Gjermani, në Francë dhe Angli.Pse nuk u dërguan në Rusi, është çështje që dëshmon se Perendimi në teknologji edhe atëherë ishte në avantazh, kuptohet gjithnjë e shprehur me një racionalizëm shkencor.

    4.Shqiptarët në mes turkut dhe sllavo-ortodoksëve

    Shqiptarët në dekadën e parë të shekullit XX-të, nga dokuemntët sekrete ushtarake mësohet se duhej të luftonin në tri fronte: Kundër tradhtarëve brenda, kundër turkut dhe kundër fqinjëve, pra asesi : “nuk duhej të mendojnë, për ta krijuar një ushtri të përbashkët, ne të katër vilajetët, sepse i luftonte pamëshirshëm okupatori osmanli, fqinjët dhe tërë Evrpa e krishterë! Se këto janë fakte lakuriq, trgojnë argumentet e kohës.* (Shiqo: “URRFIA-Shtet rrethimi në Vilajetin e Kosovës 10 shtator 1910”, që përfundoi me 115 varje publike të shqiptarëve kryengritës. Për të varurit pastaj, Sulltani në qershor 1911, i pagoi familjet e dëmtuara, me lira ari. Emrat e tyre janë nepër dokumentet e kohës). Dhe, duke mos pasë shansë që të krijojnë ushtri gjithë-kombëtare, politikanët shqiptar, ata që ishin parlamentarë në Stamboll, por edhe ca jshtë parlamentit, do të orientohën që kryengritjët shqiptare të organizohën në nivel të kazave, ose nahive sepse të krijoish front të gjërë nuk kishte kushte. E në perspektivë edhe në nivel viljajetesh nuk kishte harmoni “vllazërore”.Për këtë çështje, si nevojë kombëtare, krahasimet dëshmojnë se deri sa shqiptarët po organizoheshin për kryengrtje, me do pushkë të vjetruara, fqinjët tanë i kishin ngritur ushtritë, kuptohët me instruktorë ushtarak, te të dy blloqeve (Antantë dhe Boshti). Ndërsa ne shqiptarët mendonin se do të çlirohemi me ushtri vullnetare,e cila 98% ishte analfabete dhe në opinga, pa asnjë mejk. Dhe, kur ta peshojmë këtë nivel të realitetit tonë të hidhur se deri në cilin nivel na kishte plasuar okupatori osmanli duke na e ndaluar çdo lloj shkolle, atëherë e kuptojmë se ku ishim në krahasim me të tjerët. E vërteta, kishte shqiptarë nizamli, që i kishin kaluar në ushtrinë turke edhe nga 20 vjetë sherbim, dhe dinin se si përdorët pushka dhe topi. Prandaj, përdorimi i i parë i topit, në kryengritjët shqiptare, që ndodhi më 23 mars 1910 në Kulinë në veri të Prishtinës, nga ushtarët e Haxhi Sadrisë, pasi që i kishin çliruar nga burgu i Merçezit: Ramë Vllasën, Mehmet Xhakën, Sahit Shajkofcin, Sheqë Mirofcin, Jahir Doberdolin, Nurë Shatrin,Hysen Popovën, Lamush Bajçinofcin, Mulla Mustafë Brainën, Brahim Herticën, Islam Bulliqin, për çka shpresohej se me autoritetin e tyre, i tërë populli do të ngritët në kryengritje, brenda pak ditësh. Dhe u ngrit. E vërteta nga Merqezi, Perpellaci dhe Vasilefci shqiptarët e syrvejonin kufirin kah Serbia, prej kah shihet tërë rrafshi i Kosovës, si në pasqyrë, po edhe grumbullimi i ushtrisë serbe në zonat përtej kufirit, shumica e të cilave ishin të shkreta, sepse si prona shqiptare, okupatori serbian i kishte cilsuar si treva (oaza) të rrezikshme. Madje Isa Boletini në shumë raste e kishte kaluar kufirin dhe me kreshnikët e tij do të grabitë ushqim, të paktën për kafsh. (*AVIIB, P.3/4, Dnevnik Radomira Putnika, s.pov, vojna tajna).

    1. Kushtrimi për kryengrtje më 1910 u lëshua nga Kuvendi i Bradashit

    Brenda dy ditëve masa shqiptare prej 511 burrave, na pati thënë Met Podieva më 1970, me kërkesë të Hasan Begut (Prishtinës) do ta bllokojë rrugën Prishtinë-Podujevë në vendin e quajtur Kulinë në mars-prill 1910. Me përdorimin e topit nga maja e Kulinës, në Beograd dhe Sofje, do të ndizëm “dritat”, se është momenti për ti nxitur shqiptarët që Turkun ta amortizojnë dhe kur t i shohim se janë të lodhur në mes veti të dy palët në luftë, ti sulmojmë dhe pas ngadhnjimit t i deportojmë ata që mbesin për Anadolli. Për këtë arsye, serbët do të përpilojnë programin: “Uput rada sa arnautima” (Udhëzim për punë me shqiptarë). Në këtë program, theksohët se duhët ti nxisim shqiptarët në kryengritje, në formë oazash, por jo në shkallë fronti. Në atë moment, kur ta shohim se po fitojnë shqiptarët, duhet t ua nderprejmë furnizimin me municion. Ndërsa, kur ta shohim se turqitë po fitojnë, atëherë shqiptarëve në fillim u ofrojmë municion, dhe derisa të armiqsohën me armë dhe me fjalë deri në kestrem, municionin nuk duhët tua japim. Kuptohët, “pasi që t ua japim municionin, duke na e paguar, atëherë duhët nepër Europë të propogandojmë, se shqiptarët janë anarkista, se nuk po i pranojnë ligjet e sulltanit, që tregon se ky popull i fiseve të përçara, nuk dinë të bëjë shtet”!.(Shënime të Nikollë Ivanajt, agjent i kabinetit Nikollë Pashiqit që i sigurinte jo vetëm infrmata, por edhe planifikime se cili shqiptar është i rrezikshëm për Beogradin, Në AVIIB, P,3/4,K. 118).

    1. Si u përgadit aleanca Ballkanike sllavo-ortodokse

    Duke e vrejtur se pjekuria politike shqiptare është në kulmin e shtruarjës së nevojës për të krijuar shtetin, më 8 tetor 1912 Mbretëria e Malit Zi i shpalli luftë Portës dhe shqiptarëve, me simbolin se po e luftojmë Islamin, ashtu si i kishte porosiitur Petar Petroviq Njegoshi. Qëllimi i Malit Zi ishte që ta okupojë Shkodrën dhe në proces të avansojë në kryeqytet. Ndërsa, në anën tjetër Mali i Zi synonte Rrafshin e Dukagjinit dhe Sanxhakun e Pazarit Ri t` i mbaj për hambar bujqësor dhe blegtoral. (Arkivi i Cetinës, viti 1910, Dokumente të pasistemuara).

    Serbia në anën tjetër, me të njejtën propogandë, do ti shpallë luftë Portës më 18 tetor 1912. Në lidhje me këtë Komandanti i Armatës Tretë serbe Gjeneral Bozhidar Jankoviq nga Perpelaci më 19 tetor 1912 do t ua dërgon shqiptarëve një proklamatë: “Tona fiseve në Shipni, or vllazni”. Me fjalët e kësaj proklamate, më 19 tetor ushtria serbe do të okupojë tërë Nahinë e Llapit, duke e vëndosur shtabin në Merqez dhe duke i bombarduar katundët një nga një me katër topa që i kishte me municion adekuat.E vërteta, topat në Serbi i kishte siellë Dianstia e Obrenoviqëve para vitit 1903 kur ishte në fron dhe kur kishte miqësi me Wjenën.(Lexo: Vojna oprema srpske vojske në AVIIB. P ¾). Nga ky pozicionim ushtria e Bozhidar Jankut pasi që i rrënoi të gjitha xhamitë, do të marshojë drejtë Prishtinës më 23 tetor 1912. Në Prishtinë natën e 23 tetorit të gjitha xhamitë oficeri serbian do t` i kthejë në shtalla kuajsh, kuptohet për qellime propogandistike dhe për të marrur informata korespodenët francez dhe rus, sidomos. Ndërsa, më 26 tetor 1912 njësitet serbe do të okupojnë Nahin e Mitrovicës. Kurse më 31 tetor 1912 do të okupohët Peja, ku aspironin edhe malazezët.

    Nga dokumentet serbe, mësohet se ushtria serbe më 18 nëntor 1912, e okupoi Lezhën, Krujën, dhe në fund të nëntorit e kishte okupuar Shkodrën dhe pjesën tjetër të Shqipërisë Bregdetare deri në Shkumbim. E vërteta, ushtrinë serbe, shqiptarët nuk do ta presin me miqësi, as në Shkup e as në Prizren. Por, e kunderta do të ndodhë në lokalitetin Bisak, ku prifti do të organizon grumbullim të ushqimit për serbianët e uritur. Kështu do të veprojë edhe Marka Gjoni, duke u orfruar ushqim serbianëve vrastarë. Lidhr me këtë dokumentet e Partisë Socialdemokrate serbe, do të theksojnë se: “solldanët serbian do të sillën por si okupator dhe pas një jave popullsia do ta vren se ajo ushtri nuk ishte mike, por sillej si ajo e ish okupatirit –që ishte turku i Anadollit”. (AJ. Fondi “Ilegal si fotokopje” Dimitrie Tucoviq dhe Dragisha Llapqeviq).

    7.Beteja e Kumanovës dhe propoganda serbe 23-24 tetor 1912

    Betejën e Kumanovës e ka drejtuar politikisht Mëkëmbisi i Dinstisë Aleksandër Karagjorgjeviq, por si strateg të luftës ishin dy oficer gjerman, me tretam të mercenarëve. Kurse, këshilltar për propogandë ishte Arqibad Rajs, me shtetësi Zvicrane. Pas fitorës në Kumanovë, serbët shkruajnë se “fati i Kosovës është vulosur, por atij fati duhët t` i përshkruhet edhe Maqedonia dhe Shqipëria Bregdetare e Mesme, duke synuar limanin e Durrsit. Kurse, Bullgarët me sugjerime të rusëve synojnë Selanikun. Në anën tjetër, Grekët me instruksione të britanikëve, si pjestar të Aleancës Ballkanike, synonin: Selanikun dhe Janinën. Këtu kryqzohen intersat. Në plan të parë ushtria greke e kishte okupimin e ishujve, në tërë Detin Egje. Me këtë strategji, në anën tjetër synohej që tërësisht të paralizohej çdo përpiekje shqiptare për të bërë shtet, dhe sidomos në atë shtet mos të janë të gjitha vilajetët e tyre. Por propoganda serbe sidomos do të propogandojë se shqiptarët nuk dijnë të ndertojnë shtet apo shoqëri të ligjeve sepse u pelqen anarkia, do të shkruaj Vlladan Gjorgjeviq.(DASIPB. “Albanski Odsek”, K. 1-7/1912).

    8.Struktura e popullsisë në Vilajetin e Selanikut u jepte të drejtë shqiptarëve

    Struktura e popullsisë në Vilajetin e Selanikut në prag të luftës Parë Ballkanike ishte: 226 586 banorë ishin shqiptarë të rreligjionit islam dhe ortodoks; 185 685 banorë ishin grek ortodoks; 84 481 ishin bullgarë ortodoks; 48 789 banorë ishin jahudi jezuitë. (A.I Serbisë, Komiteti i Kosovës, Raport i Bedri Pejanit për popullsinë në Vilajetet shqiptare; Igor Despot, Luftërat ballkanike 1912-1913, Prishtinë 1923,f.149). Në Vilajetët e Kosovës, Manastirit, Janinës dhe Shkodrës shumicën apsolute e popullsië e përbënin shqiptarët me këtë renditje rreligjioze: islam, ortodoks dhe katolik. Ndërsa, fitorja serbe në Kumanovë dhe dorëzimi i Selanikut grekëve nga Taksim Pasha, në radhët e gjeneralëve bullgarë i krijoi dy dyshime se: “në mes aleatëve do të ketë tradhti dhe thika pas shpine, ku pastaj nuk ka riprovim as njerëzor e as politik”. Në këto rrethana edhe në radhët e oficerëve malazezë do të lind dilema: a ta okupojnë Shkodrën apo Sanxhakun e Pazarit Ri. Sipas oficerit malazez Janko Vukotiq, Shkodra ishte nye strategjike për zgjërim të shtetit malazez në rrafshin e Bregdetit shqiptar. Por, në anën tjetër kishte oficerë në krye me Mbretin Nikolla, që përparsi i jepnin: “okupimit të Rrafshit Dukagjinit, sepse kjo trevë konsiderohej se është hambari i Cetinës”. Por, okupimi i Shkodrës, nga Mbreti Nikolla do të provohët përmes bisedimeve në mënyrë që do të kërkohet nga Hasan Riza Pasha që ta dorëzojë qytetin, në të kundërtën do të ketë viktima në njerëz dhe dëme materiale. Madje, Hasan Riza Pasha u kërcnua nga malazezët se: “Po nuk e dorëzoni Shkodrën, do të pason bombardimi nga një aeroplan serbian”, që ishte blerë kohë më parë. Aeroplani, ç` është e vërteta u rrxua aksidentalisht, pa hy në ndonjë operacion ushtarak.

    Në anën tjetër, synimet malazeze ishin që kufiri në mes Serbisë dhe Malit Zi në Kosovë të jetë qyteza e Gjakovës. Në të njejtën kohë pra, do të hyjnë në Gjakovë ushtarët e parë serbian nga njësia “Javor”.Kurse nga ushtria malazeze në Gjakovë do të hyn njësia e “Zeta”. Në realitet, Gjakova do të bërët qyteza e parë në Evropë, që ndahët në dy pjesë. Në një anë ishin malazezët (kah ana e Pejës), kurse kah ana e Prizrenit ishin pozicionuar serbianët. Vija ndarëse ishte lumi Krena. (AJ. Djakovica 1913, “Vojne pozicije i politika istrebljenja arnauta”).

    Në të njejtën kohë do të ndodhin tri deshtime strategjike në radhët e Aleancës Ballkanike:1. Deshton qëllimi i bullgarëve për ta okupuar Stambollin; 2. Deshton qëllimi i malazezëve për ta okupuar Shkodrën; Dështon qëllimi i serbianëve për tu stabilizuar me daljën në detë në limanin e Durrësit. Në rastin e fundit pengon Vjena, ndërsa në rastin e parë dhe të dytë pengojnë Londra dhe Parisi, për interesa të tyre koloniale. Por, në këto rrethana gjatë dhjetorit 1912, si pasojë në Luftën Ballkanike shënohët një fenomen: “Oficerët bullgarë fillojnë për t i nënçmuar aleatët e që ishin: Serbia, Greqia dhe Mali i Zi, të gjithë aleatë të Antantës –Britanisë, Rusisë dhe Francës). Madje, bullgarët fillojnë të shfaqin megalomani se: “janë shteti më i fuqishëm në Ballkan”. Pra, në dokuemntet bullgare çështja shqiptare as që llogaritej si e drejtë shqiptare, por injorohej plotësisht. Ndrsa dokuementet serbe dhe malazeze, Çështjën shqiptare kurrë nuk e kanë nënçmuar. Por, sa u takon grekëve, ata provonin ta “marrin gacën me mashë” në duartë e veta. Ky fakt tregon për dinakërin greke, por edhe për pozicionin britanik në favor të Helenëve, e jo të shqiptarëve dhe Sllavëve.

    Në këto rrethana politika bullgare do ta shfaq në fillim të janarit 1913 një fenomen të ri. E ai ishte në nivelin se kush është “violina e parë” në Ballkan. Garat kishin filluar, në mes Serbisë dhe Bullgarisë, çështje kjo që i zbuloi kundërthënjet e para në mes aleatëve të Kryqzatës Ballkanike, e cila përkrahej nga tërë Evropa, për të okupuar treva shqiptare, sepse vetëm shqiptarët pas kapitullimit osman kishin mbetur për të ndertuar shtet në trevat e veta.

    9.Risi politike në këtë kohë ishte shpallja e pavarësisë Shqipërisë më 28 XI 1912

    Në lidhje me këtë risi, do të reagojnë grekët të cilët tërë vëmendjën e kishin përqëndruar në ishujt e Detit Egje si dhe në fatin e Kretës, mos po hyhët në ndonjë pazar në mes blloqeve antagoniste në nivel evropian. Beogradi në anën tjetër synonte okupimin e Kosovës dhe Maqedonisë, prandaj do t` ia mbajë anën Greqisë në lidhje me Selanikun, gjithnjë duke shpresuar se do të përkrahet nga Athina në okupimin e Vilajetit Kosovës. Këtu zë fill miqësia serbo-greke, e cila u tregua si: “realitet i miqësisë” shkolluar me rastin e Luftës Dytë Ballkanike, që shpërtheu më 1 qershor 1913, e ku bullgarët psuan humbje të pariparueshme. Në këtë kohë grekët do të luftojnë me të gjitha mjetët për ta mabjtur në okupim Çamërin dhe tërë Vilajetin e Janinës.

    Duke i vënë faktorët kryesor në sprovë, në këtë analizë gjeostrategjike, duhët të mos largohemi pse Konferenca e Londërs u zhvillua në dy nivele. Në nivelin e parë, Fuqitë Evropiane debatuan me Stambollin më 16 dhjetor 1912. Në nivelin e dytë, u debatua për shtetet ballkanike dhe Fuqitë e Evropës me 17 dhjetor 1912, duke i pleqëruar intrigat ballkanike deri në imtësi.Në këto rrethana, duhët shënuar se Wjena ishte ajo që e shtroi Çështjën e kufijëve të Shqipërisë. Madje vrehet se Wjena i futi “shqiptarët në lojë”, por nuk mundi për të siguruar për ta rezultat optimal. E vërteta, kjo shtruarje u bë me kujdes: “duke e theksuar çështjën e mundësisë që Serbia të ketë dalje në det në skelën e Durrësit, është thikë në politikën e Wjenës në disa aspekte”. Dhe kur u pyet nga përfaqsuesit austriak, Nikolla Pashiqi u përgjegjë: “Pse barazohet çështja e kufijëve të Shqipërisë, me çështjën e daljës së Serbisë në det?”.Diplomati wienez shtoi se do të japim përgjegje se Ball pllaci shkon në favor të prejardhjës popullsisë, jo në favor të interesave strategjike, parndaj do të zbulohet- “Po e legalizojmë pazarin, për këtë çështje. Por të shitur nuk konsiderojmë se ka nga ana e autoktonëve (shqiptarëve), dhe së këndejmi garantojmë se nuk ka ndodhur ndonjë pazar!. (Shiqo: DASIP, Fondi Posllanstvo u Londonu 1912/13, “Tajni razgovori”).

    Në frymën e këtij realiteti në Londër do të lëvizet edhe autonomia e Maqedonisë, e cila duhët sipas britanikëve të jetë nën një protektorat, por jo të Stambollit. Greqia në anën tjetër, nuk do ta nënshkruan marrëveshjën e paqës, me sugjerim të britanikëve, për faktin se kishin lindur kundërthënjët e para në mes Rumunisë dhe Bullgarisë, kuderthënje ato, që ishin të peshuara se cila po merr më tepër hapësirë nga trevat e ish “Perandorisë së tri kontinenteve”. Madje kunderthënjet në mes Sofjës dhe Beogradit për Luginën e Vardarit do të eskalojnë në fillim që qershorit 1913.

    1. Pse ngjau në Stamboll grusht shteti më 22 janar 1913

    Ishte intrigë, apo pasojë e humbjeve në luftë, ndryshimi në Stamboll ishte shpalluar si “kulturë osmane” në Londër dhe Berlin. E vërteta, më 22 janar 1913 në Stamboll rrxohet nga froni Qamil Pasha, i cili ua kishte premtuar shqiptarëve autonominë. Në vend të tij do të emrohët Mahmut Shefket Pasha, i cili do të provojë sherimin e “trupit të shtetit” që ishte ktyer në një gjendje buzë vdekjës totale nga paaftësia e pashallarve dhe tradhtia e Oborrit sulltanor. Në këto rrethana, konflikti më i theksuar në nivel Fuqitë Evropiane për Stambollin, do të plasohet nga Franca, që ishte pro serbe dhe Britania që ishte pro greke, por që të dya së bashku e luftonin çdo ndikim Austriako-Gjerman në Ballkan. Kuptohët, Rusia si antare e Antantës nuk kishte konkurencë në ndikimin në qeveritë e Ballkanit, por animi kah Bullgaria që ishte përkrahje evidente, sepse nëse Sofja do ta okuponte Stambollin, atëherë çdo angazhim ushtrak i britanikëve dhe francezëve shkone kot. Në anën tjetër, kundërthënjet në mes Bullgarsë dhe Rumunisë u shfaqën të inskenuara nga Peterburgu, në mënyrë që Greqisë ti hapët shansa për ta okupuar Janinën definitivisht më 6 mars 1913.Pra, rusët e orientun grekun kah Janina që të largohën nga Selaniku.Në këto rrethana, problem politik dhe ushtarak do të bëret qyteti i Edrenës (26 mars 1913) me rrethinë, si dhe çështja e Shkodrës me Malësi, që skicoheshin t i takojnë Malit Zi, por që “pronësia” të caktohej pasi që të kryhet konvertimi në fenë ostodokse për popullsinë Shqiptare në Sanxhakun e Pejës. Ndërsa, dokuemntët argumentjnë se: “pazari rreligjioz u mbyll më 23 prill 1913, sepse Wjena reagoi ashpër ndaj çdo konvertimi ”. (Arkivi i Zagrebit, çështja e konvrtimit si politikë trishtuese malazeze më 1913; Arkivi i Vjen[s: Pse hesht Vatikani m[ 1913, analizë.).

    11.Konferenca e Bukureshtit dhe pasojat e luftërave 30 korrik 1913

    Konferenca e Bukureshtit do të organizohët për ta nxierr një lloj paqe në mes Alatëve Ballkanik, duke theksuar gjithnjë se lufta e tyre kishte qenë një “kryqzatë në miniaturë” kundër gjysmhënës që e kishte kthyer Ballkanin në robëri për pesë shekuj. E vërteta, Konferenca e Bukureshtit vinte pas Luftës Dytë Ballkanike që ishte zhvilluar në mes Serbisë dhe Bullgarisë për dominim në Luginën e Vardarit. Lufta ishte realitet edhe në mes Greqisë dhe Bullgarisë, për çështjën e Selanikut, dhe tokave tjera, që i synonin të dy shtetët tani armiqsore. Në vijim armiqësia do të mbulohet me pluhur, por Beogradi do të orientohet me mendjemadhësi për ta okupuar Bonje Hercegovinën, me çka do ti coptohët jo vetëm dhëmbët, por do t i thehen edhe të dy kambët me fillimin e Luftës Botërore.

    Në Konferencën e Bukureshtit, Fuqitë Europiane që arbitronin, i preznatuan humbjet e seicilës palë në luftën kryqzatë gjatë tetorit dhe nëntorit 1912. Nga ai prezantim mësojmë se Instituti Kernegji amerkan u konsiderua më i besueshmi, prandaj u prezantuan këto shifra: Bullgria në Luftën e Parë Ballkanike i humbi 29 717 ushtrarë, ndërsa të plagosur ishin 313 oficerë. Ndërsa në Luftën e Dytë Ballkanike Bullgaria i humbi 52 550 ushtarë, ndërsa u plagosën 915 oficerë. Ky fakt tregon se Lufta e Dytë ishte më e përgjakëshme.

    Ndërsa, pala serbiane në Luftën e Parë i kishte 5000 ushtarë të vrarë, dhe 18000 të plagosur. Në Luftën e Dytë Ballkanike ku përgjakëshin sllavët në mes veti për territore, u vranë 7000 dhe u plagosën 30 000 ushtarë serbianë . Grekët dhe Malazezët në anën tjetër, nuk i prezantuan humbjet!

    Në këtë studim nuk i prezantojmë të “dhënat” e asnjerës palë duke llogaritur edhe shkrimet historiografike. Por, po e prezantojmë faktin se në Luftën e Bregallnicës u vranë 16 200 serbianë dhe 25000 bullgarë. Kuptohet se është bërë fenomen që në asnjë luftë, palët ndërluftuese nuk prezantojnë humbje të sakta, por janë të detyruara t` i pranojnë fitoret ose humbjet që mbesin realitet historik.

    1. Humbjet civile më 1912-1913

    Humbjet civile jo vetëm për Luftërat Ballkanike nuk do të dihën me saktësi kurrë. Por, një fakt dihët se mizoritë ndaj shqiptarëve kanë vazhduar me intenzitet të shtuar pas mbarimit të luftërave. Ato mizori ishin dy llojesh: Vrasje kolektive në vendbanime dhe detyrim për t` u shpërnguluar në Anadoll, mizori ato që e kryen 395 anije evropiane të cilave u ndihmonin 62 batalone terroriste serbe, malazeze, greke dhe bullgare, seicila për qëllime të veta imperialiste. Në këtë rast po e shenojmë vetëm një akt terrorist serbian që ndodhi në Gazimestan. Aty, pasi që i detyruan 500 burra shqiptar ta hapin një gropë, do të pushkatohën të gjithë, me urdhër të Bozhidar Jankut, i cili për ktë akt kriminal do të dekorohet me madale “Shen Sava”, po atë ditë.

    E vërteta, lufta serbo-malazeze në Vilajetin e Kosovës sidomos do të zhvillohet me moton: shpronësim,Shpërnguje, Shfarosje të Shqiptarëve. Kjo politikë u zbatua edhe në Vilajetin e Manastirit. Ndërsa në Vilajetin e Janinës dhe të Selanikut pasoi geqizimi total i popullsisë.Vilajeti i Shkodrës sipas dokumenteve serbe, mbeti në pazar, por pazarin e fitoi Wjnena dhe shqiptarët.

    Përfundim

    Në mes Dy Luftërave botërore lufta për shtet kombëtar është zhvilluar nga KMKK deri më 1941 në forma legale (1918-1924) dhe ilegale (1925-1941). Në Luftën e Dytë botërore Lufta antifashiste në Shqipëri dhe Kosovë ishte e drejtë. Por në fund të luftës edhe Tirana edhe Prishtina u izoluan nga aleatët e sidomos nga jugosllavët. Por, në proces lufta për çlirim dhe bashkim në Kosovë nuk do të ndalet, nga grupet dhe individët deri më 1992, kur u deklarua nga Badinteri se Jugosllavia më nuk ekziston. Lidhur me këtë duhet theksuar 666 vjetë burgje, 22 demonstrata, e me mija artikuj kryengritës, ndikuan që lufta jonë të piqet politikisht e të pranohet në rrafshin diplomatik. Nga kjo kohë guerila shqiptare që së pari ushtronte në Shqipëri, e pastaj zhvillonte aksione do të avansohët në UÇK, e cila më 1998/99 do të zhvillon luftë frontale. Lidhur me këtë dokumentet nderkombëtare e vertetojnë se UÇK ishte Projekti më i avansuar kombëtar shqiptar në fund të shekullit. Në këtë luftë diaspora patriotike shqiptare zë vendin në ball të votrës për sakrificë dhe përkushtim si asnjëherë më parë.

    E vërteta, pas shpalljës së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran më 17 shkurt 2008, për shqiptarë fillon një epokë e re, e cila në proces duhët të kurorëzohet në Federatë apo Konfederatë të shteteve shqiptare e tipit zviran. Pse mos ta imitojmë gjithnjë në miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Shkrimi i kushtohët: Shkollës Hasan Prishtinës, i cili u denua nga rregjimet gjakatare 5 herë me vdekje. Më në fund u vra në Selanik më 1933 me organizim të Beogradit por nga mercenari shqiptar. Sot politikanët shqiptarë po vrehet se fare pak kanë mësuar nga historia. Si duket asnjeri nuk ka lexuar asnjë porosi të Hasan Prishtinës, Fan Nolit, apo Sami Frashërit!

    Më 18 VI 2025

    Artikuj të ngjashëm

    Nexhmedin Spahiu eskalon ndaj Blerim Latifit: Nëse lufton me u bashku me Shqipërinë, unë kam me ta kthy pushkën

    Baraliu: Ka filluar lufta e tretë botërore

    Lufta Izrael – Iran ndikon në çmimin e naftës në Kosovë, kaq kushton litra

    Të Fundit

    Ambasadorja Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e mbrojtur, s’shoh kërcënim ndaj saj

    Trump: Irani ishte vetëm disa javë larg nga arma bërthamore

    Reali nuk e përballon ”klimën” amerikane, barazon me Al Hilal

    WSJ: Trump-i miratoi privatisht planet e sulmit ndaj Iranit, por e ka pezulluar urdhrin përfundimtar

    Reuters: Ministrat evropianë do të zhvillojnë bisedime bërthamore me Iranin të premten në Gjenevë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.