Një gyp i ujësjellësit ka shpërthyer para pak çastesh tek shkolla ”Gjergj Fishta” në Prishtinë.
Sipas pamjeve që ka siguruar GazetaDemos shihet se si pasojë e këtij ‘shpërthimi’ uji e ka ‘ marrë’ rrugën.
Lidhur me dëmtimin e këtij gypi për GazetaDemos foli zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arieta Mjeku.
Mjeku tha se si pasojë e këtij dëmi, disa rrugë do mbesin pa ujë të pijshëm deri në ora 18:00.
“Rruga Nazmi Gafurri, Rruga Ismajl Dumoshi, Rruga Bajram Kelmendi, Rruga Ibrahim Lutfiu, Rruga Haxhi Zeka do mbesin pa ujë të pijshëm deri në ora 18:00”, tha Mjeku për Demos.